Clarence Thomas bllokon dëshminë e senatorit Graham në hetimin e shtetit Xhorxhia për zgjedhjet

October 24, 2022
1 minut lexim

Anëtari i Gjykatës së Lartë, Clarence Thomas, bllokoi përkohësisht të hënën dëshminë e Senatorit Lindsey Graham para një jurie të madhe të posaçme që po heton nëse Presidenti i atëhershëm Donald Trump dhe të tjerë u përpoqën në mënyrë të paligjshme të ndikonin në zgjedhjet e vitit 2020 në atë shtet.

Urdhëri i gjyqtarit Thomas synon të parandalojë, prokuroren e qarkut Fulton, Fani Willis, që ta detyrojë Senatorin Graham të dëshmojë, ndërsa Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën e senatorit për një ndalim më të gjatë të procesit.

Prokurorja Willis ka afat deri të enjten për t’i treguar Gjykatës së Lartë pse Senatori Graham duhet t’i përgjigjet pyetjeve të jurisë së madhe. Gjykatat më të ulëta kanë vendosur që dëshmia e tij mund të bëhet.

Gjyqtari Thomas veproi vetë, si anëtari i Gjykatës së Lartë që trajton apelet urgjente nga shteti Xhorxhia./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

KB Trepça shkarkon trajnerin

Story i radhës

Nga Kosova në Bosnje veç me letërnjoftime, gëzohen hasjanët

Të fundit nga

Myrto Uzuni mes La Ligas dhe SHBA-së

Myrto Uzuni po bën paraqitje fantastike me Granadan në Spanjë, ku po shënon gola të rëndësishëm. Sulmuesi beratas ka hyrë gjithashtu në historinë e skuadrës spanjolle, teksa është bërë golashënuesi i këtij
ShkoLartë