Ç’kanë që fajësojnë BDI-në për “dasmën” e tjetërkujt?!

min lexim

Pendarovski paska kritikuar lëshimet e protokollit gjatë vizitës së Albin Kurtit.

Nuk ëshë intonuar himni i Maqedonisë, është ngritur një flamur(apo transparent, krejt një) që nuk është flamur zyrtar kombëtar i shqiptarëve, por asocon në diçka që nuk shkon bashkë me vizitën e një kryeministri që vjen në këtë shtet.

Edhe Kovaçevski paska shprehur vërejtje në takim me Vuçiqin në Athinë…

A thua mbas kësaj qëndron BDI-ja?

Këto janë argumente të simplifikuara të oponentëve të BDI-së, të cilët mendojnë se kështu e sulmojnë BDI-në, aty ku është më e dobët? Mbas vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, si mysafir i dy komunave dhe tri partive, këto argumente nuk rreshtin, ndonëse pyetja kryesore është ç’lidhje ka BDI-ja me këto gjëra.

Sepse, nuk mund BDI-ja t’ia ndalojë shefit të shtetit të thotë mendimin e tij për “shkeljet e protokollit”. Ai përfaqëson shtetin e vet ku vizitat e niveleve të larta pushtetare nga vendet tjera, i nënshtrohen një lloji të protokollit.

Ata që e organizuan vizitën e Kurtit, duhej ta dinin këtë, e nëse nuk e kanë ditur, nuk iu ka faj BDI-ja.

Nuk është fajtore BDI-ja që e keqpërdorën prezencën e kryeministrit Kurti, që me manifestime e ikonografi kuazipatriotike, të ndërtojnë imazhin e tyre dhe në këtë pikë tash dhe të viktimizohen!

Me çështje shtetërore dhe ndërshtetërore nuk mund të luash dhe të fusësh kokën si struci duke ikur nga obligimet dhe përgjegjësitë protokollare që i kërkon një vizitë kryeministri.

Në vend se t’i kërkojnë falje kryeministrit të Kosovës që me amatorizmin e tyre e futën pa nevojë në debate e komente të panevojshme te drejtuesit e shtetit të Maqedonisë ku janë bërë këto shkelje protokolli, ata kërkojnë faj te BDI-ja.

Ti bën dasmën tënde, thërret kë të duash, kush bën aheng, e kush gjuan, kush këndon e vallëzon…dihet kush e paguan faturën.

Nuk mund t’u jetë BDI-ja alibi për gjithçka!

Story i mëparshëm

Tetë turistë humbin jetën teksa vizitonin sistemin e kanalizimeve të Moskës

Story i radhës

Tekken 8 mbërrin në Janar të 2024

Të fundit nga