Çka të bëri mikrofoni i foltores o, deputet i pa sjellshëm ?

min lexim

Pse po i hapet lëma kësaj qeverie, pjesë e kësaj tabloje janë edhe sjelljet arrogande të opozitës, e cila sikur paraqet një lloj të njerëzve kozmopolik , ndjenjat e të cilëve përkojnë me diçka tjetër, duke organizuar protesta antiqeveritare përmes kategorive të ndryshme, kinse si një përshtatje që të respektojë dinjitetin njerëzor, ndërsa në anën tjetër, duke krijuar më shumë serrëmujë dhe tollovi të popullatës, që sjellin pakënaqësi madje që shndërrohen në agresivitet.

Ç’lloj pamje dhe veprime kemi sot në Kuvendin e Kosovës, a duhet të ketë lloji i këtyre deputetëvesi Abelard Tahiri, Bekë Berisha, Pal Lekaj dhe të tjerë, një domethënje parlamentare, njerëz që ngriten mbi instinktin dhe prirjen vetëm për të shkatërruar diçka, qëu del punë edhe me mikrofonin në foltoren e Kuvendit, të cilin e këpusin dhe e gjuajnë përtokë, sikur ky Institucion parlamentar do të ishte një lloj « shtalle », ku hamshorët e opozitës trajnohen për të bërë gara se cili pa ia kalon njëri-tjetrit me kryeneqësi dhe skandale.

Duhet dhe duhet që kategoritë e veteranëve të UçK-së, të trajtohen dinjitetshëm, së paku me një pagë të merituar, por edhe vetarani i vërtetë për të cilin flasim dhe prej të cilit buron gjithçka që quhet respekt, do të ishte shumë e dëmshme , nëse një kategori e tillë njerëzore do shdërrohet në vegël politike, duke e humbur rrolin dhe seriozitetin e vet.

Nëse mundësia e përdorimit të pushtetit përceptohet sipas formës të cilën kjo opozitë  e paraqet në skemat e saj politike, duke realizuar vetëm qëllimet e veta partiake dhe klanore, në vend të interesave të këtij populli, duke i hedhur poshtë çdo lloj bashkëpunimi dhe veprimi me pozitën, nuk do të rezulltontei kuptimtë dhe i sigurtë në këtë mënyrë asnë autoriteti real i pushtetit pa besimin dhe përkrahjen e përgjithshme të të gjitha subjekteve politike për të realizuar një vendim themelor dhe sa do të thjeshtë.

Gjendja e veteranëve të UçK-së, duhet të përvetësohet dhe trajtohet në bazë të ligjeve të Kushtetutës së Kosovës, por jo në bazë të tekeve të PDK, e AAK, dhe LDK, të cilët si opozitë me një angazhim të vrazhdë dhe varietet të ashpër të shpirtit fanatik kundër Albin Kurtit dhe qeverisë së tij, duan me çdo kusht të vendosin në rend dite ligjin e pagave të veteranëve dhe në mënyrë të shpejtuar dhe të prerë të realizojnë një vendim të tillë, pa verifikimin dhe menjanimin e veteranëve të rrejshëm, apo të falsifikuar.

Përkrah kësaj është edhe shoqëria e sindikatave të ndryshme, që janë në krah të këtyre protestave, format e të cilave vëhën re për çdo ditë, që organizohen dhe qëndrojnë në detyrat që marrin prej klaneve dhe grupeve të opozitës, ku popullata mund të hamendet se një tërheqje e tillë e trustit, do të ishte në favor të tyre, por në realitet duhet të flasim për soldaritetin e prekshëm mes këtij populli që po ndikon opozita, duke mos ditur se dikur do i prek një fat i keq gjithë ato gjenerata, në vend të ndihmës që e presin, në veçanti kur bëhët fjalë për tërheqjen e trustitpensional të qytetarëve të Kosovës.

Duhet të turpërohet kjo opozitë e sotme, që i prinë PDK, LDK dhe AAK, që kauzat e tyre janë aq banale dhe të cekëta, sa që brenda tyre ka vetëm urrejtëje dhe bindje jo reale, të cilët nuk mund të ndërtojnë diçka konkrete dhe të favorshme për shoqërinë tonë demokratike, për deri sa këta njerëz që ishin dikur në pushtet nuk ndërtuan dhe formuan asgjë, dhe nuk mund të ndërtojnë të njëjtit në asnjë formë nëse këta nuk ishin dhe nuk janë as sot vetë të formuar.

Ku qëndron shansi i kësaj qeverie, ai që e shqyrton realitetin e gjendjes pa paragjykime dhe e pranon më lehtësishtse tipari i kufijshëm i të qenit përputhët me faktin se si është krijuar, që në këtë mënyrë të arrijë kuptimin e plotë, por jo duke marrë një lëvizje dhe opsion që do të copëzojë vullnetin dhe brendësinë e shoqërisë tonë demokratike të Kosovës.

A është fajtor populli i këtij vendi, nëse kemi një qeveri të brishtë dhe jo funksionale, apo kush janë faktorët që e bëjnë këtë qeveri të mos funksionojë si duhet, në këto rrethana sëcili qytetar do të ankohej në deputetët e Kuvendit të Kosovës, te kryeministri dhe ministrat dhe te të gjithë autoriteti i vendit, të cilët i kanë frenjët në dorë të këtij pushteti.

Por mos të harrojmë se këtu kemi të bëjmë me një profil mjaftë interesant, duke u nisur nga rroli i opozitës në Kuvend, e cila e përvijon në marrëveshje paraprake rrolin e saj opozitar dhe me çdo nismë duke i thënë vetës atë çka dëshiron, që e konsideron vetëm si opozitë të vërtetë me ballafaqimet shoqërore, por në realitet vepron ndryshe, që është vështirë ta dallosh çeltërsinë e saj nga realiteti, nga mllefi dhe shtirja, nga shpifja dhe trillimi ndaj një shoqërie tjetër, apo pozitës në këtë rast.

Sot në Kuvendin e Kosovës, opozita u bë muri përballë Kuvendit dhe mikrofonin e foltorës e hudhën për tokë, sepse mbi të gjitha kjo opozitë e konsideron vetën mbi të gjithë, dhe janë me rëndësi urdhërat që i ka kordinuar kjo opozitë të sjellët dhe të veprojë para këtij Kuvendi, që mos të vazhdojë procesin parlamentar dhe rendin e ditës pa i vendosur urdhërat e saj për të cilat edhe i ka organizuar protestat.

Kjo qeveri dhe as Albin Kurti, nuk është kundër një veterani, apo kundër UçK-së, pa të cilën nuk do të kishte kuptim as kjo liri dhe as ky Kuvend, që po malltertohet dhe po përbuzët nga deputetët me sjellje rrugaqërie dhe të pa një pikë cipe të karakterit edukativ njerëzor, dhe ndër të tjera, a jemi shumica e këtij vendi shqiptarë, a jemi njerëz që duhet ma në fund ti thëmi njëri-tjetrit vëlla, motër dhe njerëz që kemi një gjak të përbashkët, atëherë pse nuk e zbulojmë djallin që po na përzinë trurin dhe lukthin që të mos kuptohemi me njëri-tjetrin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kroacia hap sezonin por duhet të marrë punonjës turizmi nga jashtë

Story i radhës

Apple M2 është 20% më i shpejtë sesa M1

Të fundit nga