Çka raporton VOA për rrëzimin e Qeverisë malazeze?

February 4, 2022
1 minut lexim

Parlamenti i Malit të Zi votoi për rrëzimin e qeverisë së Zdravko Krivokapiq, e dalë nga zgjedhjet parlamentare të dhjetorit të vitit 2020.

43 deputetë votuan në favor të mocionit të mosbesimit dhe 11 kundër, ndërsa 27 të tjerë nuk votuan në parlamentin me 81 anëtarë.

Të gjitha partitë opozitare përfshirë këtu edhe partitë e pakicave, Partia Demokratike e Socialistëve të presidentit aktual Milo Gjukanoviq dhe anëtarët e shumicës së mëparshme qeverisëse, Lëvizja Qytetare URA dhe CIVIS, votuan për rrëzimin e qeverisë së zotit Krivokapiq.

Kundër ishin 11 deputetë të partive proserbe të Frontit Demokratik dhe të Demokratëve të Malit të Zi, të cilët gjatë debateve të gjata kundërshtuan ashpër mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

Votimi për rrëzimin e qeverisë ishte publik dhe i hap rrugën procesit të negociatave për qeverinë e re.

Milosh Konatar, që kishte paraqitur mocionin në emër të Lëvizjes URA të zv/kryeministrit Dritan Abazoviq, tha në fjalën e tij përmbyllëse se ndryshimi i qeverisë është një gjë normale.

“Çdo qeveri e ardhshme duhet të mësojë nga gabimet e kësaj (qeverie)“ tha zoti Konatar.

Ai i cilësoi si manipulim dhe i hodhi poshtë pretendimet e disa partive se po kthehet në pushtet partia e presidentit Gjukanoviq.

“Unë ëndërroj një Mal të Zi, në të cilin do të ishte kryeministri shqiptar dhe ai do të nënshkruajë Marrëveshjen Themelore me Kishën Ortodokse Serbe dhe se do të jetë shembull i pajtimit në Mal të Zi”, tha zoti Konatar.

Gjatë ditës Zv/kryeministri Dritan Abazoviq tha se “pas rënies së qeverisë së Krivokapiqit do të hapen bisedimet për formimin e një pushteti të ri ekzekutiv ku ka disa opsione, duke përfshirë edhe zgjedhjet e parakohshme”.

Mocionet e mosbesimit dhe kërkesat për shkarkimin e përfaqësueseve të ekzekutivit janë rezultat i krizës disamujore qeveritare, si mes parlamentit dhe qeverisë, ashtu edhe brenda vetë qeverisë.

Parlamenti të enjten, më 3 shkurt, refuzoi të diskutonte dhe votonte për shkarkimin e Zv/kryeministrit Abazoviq, të cilin e kishte kërkuar kryeministri Krivokapiq. Ndërkaq votëbesimi ndaj kreut të parlamentit Aleksa Beçiq është caktuar për të hënën me kërkesën e opozitës malazeze./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Si duhet vepruar ndaj deputetëve që gënjyen vendbanimet me qëllim të keqpërdorimit të parasë së qytetarëve?

Story i radhës

Iliri i del në mbrojtje Einxhelit dhe i kthehet keq Donaldit

Të fundit nga

​Fushë Kosova me rrethinë mbesin pa rrymë

Komuna e Fushë Kosovës me rrethinë ka mbetur pa rrymë nga ora 12:00. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT kjo komunë mbetet pa rrymë deri në orën 15:00. Sipas KOSTT,
ShkoLartë