cka po ndodh ne kuvendin komunal te dragashit 6226214ce56c6

Çka po ndodh në Kuvendin Komunal të Dragashit!

March 7, 2022
1 minut lexim

U lidh koalicioni LDK-LVV para se të votohej në balotazh, pastaj fitoi kandidati Bexhet Xheladini, më pas u bë emërimi i kryesuesit të Kuvendit Komunal, sipas marrëveshjes nga radhët e LVV-së Uran Halimi.

Por emërimi i drejtorit të DKA-së nga radhët e LDK-së, bëri që koalicioni të prishje, pastaj u bënë edhe emërime tjera, radha i erdhi edhe kryesuesit të Kuvendit Komunal për ta shkarkuar, për këtë 14 asamblistët paraqiten peticioni për seancë të jashtëzakonshme me rend dite; dhënia e betimit të një asamblisti, shkarkimi i kryesuesit të LVV dhe emërimi i kryesuesit të ri nga radhët e LDK-së, por rendi i ditës nuk u miratua ngase numri i votave ishte 13:13-të.

Meqenëse ky është rasti i parë i shkarkimit të një kryesuesi që ndodh në Dragash, kjo situatë po përcillet më e vështirësi dhe e paqartësi rreth emërimit të kryesuesit të ri, ngase sipas një praktike që ka ndjekur deri me tani LDK-ja, emërimet i ka bërë me persona që kanë marrë me shumë vota në zgjedhjet lokale, të cilët janë emëruar edhe në pozita udhëheqëse, ku i pari është emëruar drejtor drejtorie, i dyti nënkryetar, tani i tretë në listë është Samdin Xheladini me 450 vota (aq sa 2 asamblist të partive tjera), i cili ka një bagazh të pasur politikë ngase në të gjitha legjislaturat ka qenë asamblist më i votuari i LDK-së, se a do të zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal në Dragash Samidin Xheladini, pritet të shihet në seancën e ardhshme.

Po të respektohet ose kërkohej emërimi nga radhët e gjinisë femërorë, atëherë pa diskutim duhet të jetë Arjeta Qafleshi-Skeraj, e cila si Samidin Xheladini edhe Arjeta ishte me e votuara dhe ka një përvojë politike dhjetëra vjeçare.

Por në politikë gjithçka mund të ndodh!

Image

Samidin Xheladini

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

frike nga lufta rreth 2 mije civile nga qyteti ukrainas kane braktisur shtepite e tyre qe prej fillimit te pushtimit rus 622620a0be6ed
Story i mëparshëm

Frikë nga lufta, rreth 2 mijë civilë nga qyteti ukrainas kanë braktisur shtëpitë e tyre që prej fillimit të pushtimit rus

einxhel shkira dhe motra e dj dagz perballen live ne emision cfare i thane njera tjetres video 6226214edf404
Story i radhës

Einxhel Shkira dhe motra e DJ Dagz përballen live në emision, çfarë i thanë njëra-tjetrës (VIDEO)

Të fundit nga

Horoskopi i datës 23 maj 2025

Dashi (21 Mars – 19 Prill) Sot mund të bëni një hap jo konvencional drejt përmirësimit të të ardhurave. Me Uranin që ndikon në sektorin tuaj financiar, jeni të ftuar të rishikoni

Fisnik Asllani nuk ka të ndalur në Gjermani

Fisnik Asllani nuk po ndalet, duke çmendur Gjermaninë me paraqitjet e tij fantastike këtë sezon! Sulmuesi i Kosovës, ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist për skuadrën e Elversbergut, në
ShkoLartë