Çka po ndodh në kufirin Ukrainë-Poloni? Detajet e fundit

Në pikën kufitare mes Ukrainës dhe Polonisë ka një vlug të madh të refugjatëve ukrainas, të cilët po largohen nga vendi i tyre, i cili po sulmohet vazhdimisht nga Rusia.

Deri tani, sipas të dhënave, veç nga kjo pikë kufitare, kanë kaluar mbi 600 mijë refugjatë ukrainas.

Në zonën kur futesh në Poloni, pasi të kalohet kufiri i Ukrainës, është vendosur edhe një kamp.

Atje refugjatët vendosen e ku është vendi ku edhe shumë familje ukrainase po bashkohen.

Kjo zonë po ashtu është e bllokuar nga komunikacioni i ngjeshur, që vjen si pasojë e numrit të madh të automjeteve me ndihma që po vijnë prej shtetit polak dhe shteteve të tjera, të cilat si destinacion e kanë këtë pjesë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gazetarët e Sky News sulmohen në Ukrainë, kameramani merr goditje në pancir

Story i radhës

Luftimet në Ukrainë/ Polonia arreston “gazetarin” spanjoll, zbulohet plani i rusëve

Të fundit nga