Çka lyp Gjuriqi zemërzi në Shtëpinë e Bardhë

Sikur iu bë gjithë bota e vetja kur ky farë gjyterimi i Serbisë, dual para presidentit të SHBA-ve, Joe Beiden, në fakt, po të hezitohet më mirë për të ditë se përçka iu bë kjo vizitë presidentit, është e qartë se Serbia dhe përfaqësuesi i saj Gjuriq, e kanë një kungj në b…por si do që të jetë, presidenti në fjalë i mbanë vetë në dorë penjët e linjave kryesore dhe nuk e beson askush se do të mashtrohet dhe provokohet me vizitorë të tillë, për të shembë miqësinë dhe marrëdhëniet në mes SHBA-ve, dhe shqiptarëve.

Prej gjithë kësaj rezullton te Serbia, dhe nuk mbetët diçka pa thënë, kur kemi shumë gjëra të njohura nga historia e dredhive dhelpërake të Serbisë, e cila me gjeturitë e saj laramane po i futët me hatër në zemër amerikanëve, duke e luajtur gjithherë rrolin e saj dinak dhe strategjik në sëcilin pushtet që ka udhëheqë Amerika.

Sikur edhe më herët edhe tani, Serbia i ka agjentët e vet të stërvitur, poashtu edhe në Amerikë, e cila nuk e ka vetëm një Gjuriq, por ka edhe shumë të tjerë, që popullin serb dhe shtetin e tyre e prezentojnë miqësor e përparimtarë, por edhe paqësor e heroik, edhe pse një gjë e tillë nuk përputhet me realitetin, mirëpo ky popull në këtë mënyrë i jep sharm politikës dhe interesit të vet strategjik, pothuaj se bota do ti mbyllte sytë dhe nuk do e përcjellte historinë e saj.

Fakti se Serbia, tani po mundohet të shpëtojë nga sanksionet e mundshme që duhet ti kthehen asaj përshkak të mbështetjes që ia bënë Rusisë, në luftën me Ukrainën, e cila sikur kapiteni i saj Vuçiq, po lundron në një lum të turbullt, veprimi i të cilit mund të zbërthehet në pasoja të mundshme për ta trazuar Ballkanin perëndimor, në veqanti Kosovën dhe popullin e këtij vendi.

Mund të shtrohet pyetja, si rrëshqiti takimi i Gjuriqit me kryetarin e SHBA-ve, Joe Beiden, që ndoshta me një analizë të thjeshtë do jepet një adresë e mundur, duke i analizuar episodet e fundit të Gjuriqit dhe lidhjeve të tij me disa kongresist amerikan, që i prezentoi më herët në një darkë solemne, prandaj nuk është e çuditshme edhe ky takim, që si do që të jetë, shteti amerikan dhe kryetari Beiden, si gjithëherë janë të pa luhatshem me politikat dhe strategjitë e tyre dhe nuk llogarisin me nivelet e njerëzve të tillë dhe çfarëdo qofshin.

Në këtë rast, ne shqiptarët nuk duhet ta marri si shqetësuese vizitën e Gjuriqit, sepse politikat amerikane janë më shumë se liberale, por një politikë dhe strategji e tillë, sikur prirjet e Serbisë dhe udhëheqësit të saj Aleksandër Vuçiq, po shfaqën në këtë mënyrë, kur në njërën anë Serbia, pretendon t’i bashkangjitet familjes Evropiane, në anën tjetër është aleati më i betuar i Rusisë, ndërsa në anën tjetër, dëshiron të mbetët mik edhe me SHBA-të dhe popullin amerikan.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Më shumë se 10 miliardë euro të mbledhura për njerëzit që ikin nga pushtimi rus

Story i radhës

Lufta në Ukrainë dëmton bizneset në Stamboll

Të fundit nga