Çka do të thotë kjo, Vuçiqi edhe të kafshon edhe të fajëson

min lexim

Jemi të bindur se mbyllja e syve të BE-së, dhe bashkësisë ndërkombëtare para një tensioni dhe eskalimi të mundshëm të situatës në veri të Kosovës, pa tjetër shpie nga ajo që Serbisë, nëse nuk i tërhiqet vërejtja, asaj në një mënyrë po i mprehën brirët, me ç’rast duhet ta spikasim edhe kryeneçësinë e pafytyrësinë e Vuçiqit, i cili e ngritë në këmbë edhe e alarmon BE, dhe gjithë botën, për vendimet që i ndërmerr shteti i Kosovës, për qytetarët e vendit të vet.

Një njeri autokrat dhe një njeri që nuk di tjetër, vetëm të nxisë trazira e të shkaktojë konflikte ndëretnike, dhe mendon sikur bota është vetëm e tija, duke mos kuptuar jetën dhe lirinë e një etnie tjetër njerëzore, por e do vetëm botën e vet serbe, ky është presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili edhe të kafshon edhe të fajëson.

Çka do të thotë një analogji e tillë e çuditshme me situatën të cilën po e inicion dhe zhvillon kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi, ndaj Kosovës, për të mbajtur më tej në gjendje jo stabile popullin shqiptarë të Kosovës, jo vetëm duke ua mohuar të drejtat e shtetit të tyre, por duke u përzier në çdo pore të jetës dhe zhvillimit të këtij vendi.

Me gjitha kafshimet shtazarake dhe shoviniste serbe, të cilat zgjatën me shekuj, Kosova dhe shqiptarët nuk u ndalen, vazhduan të ecën gjithmonë përpara në rrugën e vet të mundimshme, por të ndritshme drejtë demokracisë dhe lirisë, e cila rrugë ishte e pa shmangshme sepse ishte një ligjësi objektive dhe dialektike, të cilën Kosova dhe populli shqiptarë e kurorëzoi me krijimin e shtetit demokratik dhe të pavarur.

Por, çka do të thotë një fatalitet që po e përcjell popullin shqiptarë dhe Kosovën edhe këto ditë, duke u ballafaquar me shovinist dhe huliganë politik serb të Serbisë, që janë në udhëheqje dhe në krye të këtij vendi, të cilët të trimëruar nga mbështetja e ruse dhe kineze, por edhe nga përkrahja e mbeturinave të tjera antishqiptare, asnjë ditë dhe asnjë moment nuk po e lënë të qetë këtë popull dhe këtë vend.

Kosova dhe qeveria e saj me 19 qershor të këtij viti merr vendimet e saja shtetërore për të vënë masat e reciprocitetit ndaj gjithë qytetarëve serb që në tabelat e automjeteve të tyre të lëshuara nga Serbia, dhe kanë emrat e qyteteve të Kosovës, të regjistrohen me tabela të reja RKS.

Po ashtu qeveria e Kosovës, merr edhe një vendim tjetër, sipas të cilit, çdo person në kalimin e kufirit shtetëror me dokumente personale të lëshuara nga Serbia, duhet të plotësojë edhe një fletë-deklarim personal që e zëvendëson përkohësisht përdorimin e dokumentit të tillë për qarkullim në territorin e Kosovës, që e ka domethënien e reciprocitetit, po ashtu sikur Serbia që e bënë të njëjtën gjë me kalimin e qytetarëve shqiptarë në pikë kalimet kufitare në Serbi.

Ndaj këtij reciprocitetit dhe vendimeve që merr qeveria e Kosovës në krye me kryeministrin Albin Kurti, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, disa ditë më parë në mediat serbe tha, në Kosovë, do të ketë mospajtime me popullatën serbe sepse nuk pajtohen me të padrejtat që ua bënë Albin Kurti, që do të thotë se, Vuçiq, u paraprinë serbëve me këto deklarata të tilla, dhe duke i siguruar ata se janë të mbrojtur në çdo formë dhe mënyrë nga institucionet dhe qeveria e Beogradit, që do të thotë se ky president me këto deklarata vetëm se po i nxiste dhe trimëronte serbët e veriut për të shkaktuar trazira në këtë pjesë të Kosovës.

Presidenti i Serbisë Vuçiq, organizoi huliganët dhe kriminelët serb në veri të Mitrovicës, për të mos iu bindur rregullave dhe ligjeve të Kosovës, duke i organizuar shërbëtorët e vet serb, që të barrikadojnë të gjitha rrugët në drejtim të pikave kufitare, si në Jarinjë dhe Bërnjakë, duke bllokuar lëvizjen e lirë të qytetarëve si dhe duke penguar lëvizjen e oficerëve policor të Kosovës, në detyrat e veta, të cilët edhe i kërcënojnë me jetë, duke i gjuajtur me pushkë të gjata në drejtim të tyre nga njerëzit e maskuar të grupeve kriminale serbe, dhe sipas burimeve mediatike, Vuçiq kishte këshilluar që këto pika kufitare edhe të asgjësohen.

Asnjë njeri i arsyeshëm në botë nuk do të dyshojë në reciprocitetin që ka vendosur qeveria e Kosovës, nëse i marrim parasysh veprimet e shtetit serb dhe lojrat e udhëheqësit të saj Aleksandër Vuçiq, i cili edhe këto ditë po e kërcënon Kosovën dhe qytetarët e saj me luftë.

Presidenti i një vendi « demokratik » Aleksandër Vuçiq, alarmoi BE-në dhe gjitha vendet tjera ndërkombëtare, duke akuzuar Kosovën, në këtë rast qeverinë Kurti, se po i keqtrajton qytetarët serb të këtij vendi, përveç tjerave urgjentisht organizoi konferenca të ndryshme dhe takime me gjeneralët e vet ushtarak të Serbisë, që të jenë në gjendje gatishmërie, sepse kinse janë të rrezikuar nga shqiptarët, sikur edhe më herët, duke e kërcënuar Kosovën, me luftë.

Duhet ti falënderojmë nga zemra SHBA-të, por edhe vendet tjera të interesuara, në këtë rast në veçanti ambasadorin e SHBA-ve, në Kosovë, z. Jeffrey Hovenier, i cili me përkushtim i përgjigjet zërit të arsyes dhe qeverisë së vendit, në krye me presidenten Osmani, kryeministrin Kurti, kryekuvendarin Konjuvca dhe Ministren e Jashtme Gërvalla, duke u këshilluar dhe koordinuar, që mos të përshkallëzohet situata, me ç’rast në konsul’ltim e sipër në bazë të propozimeve dhe këshillave të ambasadorit në fjalë, do miratohet që një reciprocitet i tillë i vendimeve të qeverisë së Kosovës, të shtyhet edhe për një muaj ditë, apo deri në shtator të këtij viti.

Poqese dëshirohet zgjidhja e problemeve me mjete demokratike, atëherë shembulli i qeverisë së Kosovës, në këtë rast do të ishte shembulli më i mirë i një lidershpi kompakt dhe i një udhëheqje me qëllime paqësore, por edhe nga fakti se, Kosova për shumë çështje kauzale është këshilluar dhe koordinuar me palën amerikane dhe të tjerë, si alternativa më frytdhënëse dhe më e pritshme, që përmes bisedimeve dhe negociatave me palën serbe, do vjen një moment edhe zgjidhja e problemeve të mundshme deri te ajo përfundimtare.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Qindra viktima nga moti i keq në Pakistan

Story i radhës

Kërkon të rikthej Dacin në Turqi

Të fundit nga