Manchester City po vazhdon qetë dhe sigurt bisedimet me sulmuesin norvegjez, Erling Haaland për një transferim të mundshëm.
20-vjeçari po shkëlqen me Dortmundin dhe klubet tjera mund ta marrin për 75 milionë euro në verë.
Real Madrid dhe Manchester City janë dy skuadrat më të interesuara për shërbimet e qendërsulmuesit shtatlartë.
Madje, këta të fundit po mbajnë bisedime progresive me norvegjezin.
Manchester City është i gatshëm t’i japë pagë prej mbi 25 milionë euro Haalandit, të njëjtë me të De Bruynes, plus bonuse tejet luksoze.