Çitaku tregon punën e parë si përkthyese dhe krahason fëmijërinë e saj me atë të sotit

September 18, 2023
1 minut lexim

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka shpalosur jetën e saj krejtësisht ndryshe nga politika dhe nga aktivitetet politike.

“Gjithmonë ndjejë kënaqësi që të jem pjesë e platformave mediatike, të cilat synojnë të sjellin më shumë normalitet, njerëzillëk, edhe qeshje. Sepse është bërë shumë toksike kjo bota jonë mediatike” ka thënë për fillim nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Ajo me nostalgji e rikujton kohën kur e ka ndihmuar nënën e saj për kujdesjen e motrave më të vogla, ndërsa si puna e parë që ajo ka bërë ka qenë “puna me gazetarët e huaj që kanë ardhur të mbulojnë dhe të raportojnë për luftën në Kosovë”.

Tutje ajo ka theksuar se si gjenerata e saj janë “produkt i rrethanave” dhe se kanë përjetuar sfida, dilema, probleme përtej tyre.

Çitaku ka krahasuar kohën se kur ka lindur ajo dhe se si janë fëmijët në ditët e sotme. Tutje ajo ka bërë të ditur rreth botës së fëmijëve të sotme, duke thënë se ” fëmijët rriten pa këto mure, pa këto paragjykime, pa ndjenjën e inferiotetit, ndihen të barabartë dhe flasin disa gjuhë që nga 3-4 vite”.

Vlora Çitaku ndjehet e lumtur që është edhe deputete që ka nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Për fuqinë e shtetit amerikan, Çitaku ka cituar se “Amerika në fundamentin e saj e ka Lirinë, Barazinë, Kërkimin e Lumturisë dhe Mirënjohjen për gratë dhe burrat”.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Ke pirë ndonjëherë drogë?”, Mane debat me Bregun: T’i e ke me të dëgjuar

Story i radhës

E refuzuan DiCaprio, Pitt e Damon, por “Brokeback Mountain” arriti shumë sukses dhe u vlerësua nga kritikët

Të fundit nga

Kjo është gjendja shëndetësore e Fabianskit

Lukaz Fabianski ka pësuar një lëndim të rëndë sot gjatë ndeshjes mes West Hamit dhe Southamptonit. Portieri polak pati një përplasje të fortë me mbrojtësin e Southamptonit, Nathan Wood, i cili e
ShkoLartë