citaku kritikon procesin per presidentin 69f062d1a65fd

Çitaku kritikon procesin për presidentin

April 28, 2026
1 minut lexim

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, deklaroi se “është për keqardhje që dy gra kanë pranuar të huazojnë emrin e tyre në një maskaradë të rrezikshme dhe antikushtetuese”.

“Vetë ideja që, me vetëdije, i hyjnë një procesi për të zgjedhur personin që do të udhëheqë institucionin më të lartë në vend, duke shkelur me të dyja këmbët Kushtetutën, flet shumë për mentalitetin e Albin Kurtit”, shkroi Çitaku në Facebook.

Në seancën e 27 prillit, Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, propozoi Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën për postin e presidentes.

Votimi u zhvillua edhe pse në sallë nuk ishin të pranishëm së paku 80 deputetë, siç kërkohet nga legjislacioni në fuqi.

Rushiti, aktiviste e të drejtave të njeriut, mori 63 vota, ndërsa Hoxha nuk mori asnjë votë. Një votë u shpall e pavlefshme.

Radio Evropa e Lirë tentoi disa herë të kontaktonte Rushitin, por pa sukses. / REL

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

paqja po shkermoqet izraeli vret 14 libaneze hezbollahu anulon bisedimet 69f061e517576
Lajmi i mëparshëm

Paqja po “shkërmoqet”/ Izraeli vret 14 libanezë, Hezbollahu anulon bisedimet

kembimi valutor 28 prill me sa blihen e shiten dollari dhe euro cfare ndodh me monedhat e tjera 69f0633054851
Lajmi i radhës

Këmbimi valutor 28 prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Të fundit nga

ShkoLartë