Çipa: Vakumin që le opozita ta mbushë diplomacia për konsensusin e zgjedhjes së presidentit

April 21, 2022
1 minut lexim

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, analisti Aleksandër Cipa u shpreh se Shumica aktuale ka në mundësi për konsensus me opozitën për presidentin.

Ai tha se atë vakumin që le opozita mund ta plotësojë diplomacia për një konsensus, jo formal, por një konsensus që kryetari i ri i shtetit të mos jetë i emëruar.

Çipa: Ka një qasje që duhet marrë parasysh. Shumica aktuale ka në mundësi për konsensus me opozitën dhe është një proces që nuk pengohet, ju si shumicë duhet të jepni besueshmëri për zgjedhjen që do të bëhet.

Atë vakum që le opozita mund ta plotësojë diplomacia për një konsensus, jo formal, por një konsensus që kryetari i ri i shtetit të mos jetë i emëruar. Në kushtet kur dominon vullneti i një shumice, me 71 vota, ai duket si një president i emëruar dhe jo i zgjedhur, e dimë shumë mirë këtë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Beatrix ka një lutje për Zotin

Story i radhës

​Ngjarjet e datës 22 prill

Të fundit nga

ShkoLartë