Cilës LDK t`i besojmë? Dikur pro tërheqjes së trustit, sot kundër!

Ish qeveria Hoti kishte bërë të mundur që qytetarët të tërhiqnin 10 % të trustit dhe për këtë ishte zotuar që në fillim të qeverisjes së saj të shkurtër. Pavarësisht kritikave që kishte nga VV, atëherë në opozitë, LDK me ndihmën të PDK-sw dhe AAK-sw kishte mundësuar që qytetarët të tërhiqnin 10 % të trustit nën arsyetimin “për të lehtësuar gjendjen e vështirë ekonomike si pasojë e Covid-19”. Qytetarët e mirëpritën, ndonëse njohësit ekonomisë nuk e panë me aq pozitivitet. Gjithsesi ishte LDK ithtarë e asaj ideje. Tanimë, pas 2 viteve, po përflitet me të madhe mundësia që të ndodh përsëri një tërheqje e tillë e trustit diku deri në 20 apo 30 % të shumës që kanë qytetarët aty. Kjo iniciativë e ardhur nga PDK, po mbështetet edhe nga AAK, të cilat dorën në zemër edhe në qeverinë Hoti ishin pro kësaj gjëje, të cilën edhe e votuan. Por, tani kundër kësaj përpos VV-së me qëndrim të njëjtë ka dalë edhe LDK-ja.

LDK, kundërshton diçka të cilën vet e kishte iniciuar. I pakuptueshëm ky ndryshim qëndrimi i një partie që në situata thuaje të njëjta (tani edhe më keq, me rritje të çmimeve) kundërshton një gjë që e kishte proklamuar me forcë “si infuzion për ekonominë”, shtohet pyetja, nëse dikur paska qenë infuzion, pse nuk qenka tani?!. Përgjigjen e kësaj pyetje vështirë e kanë ta japin akademikët e LDK-së, që nuk kanë qëndrime parimore, por vetëm interesa, dhe sipas interesave edhe i ndryshojnë qëndrimet. Fatkeqësisht kjo gjë po shfaqet tek një parti e quajtur institucionale dhe shkollë për të tjerat. LDK duhet të shpjegojë pse ndryshoi qëndrim, nga një parti iniciuese dhe mbështetëse e fortë e tërheqjes, në kundërshtare të fortë të kësaj ideje.

Ky ndryshim nuk është parim për një parti me vlera, apo duket se LDK ka gabuar dikur e tani mendon se nuk duhet të kishte ndodhur, me pak fjalë diçka ka ndodhur. Qytetarët, mbi të gjitha anëtarët e LDK-së kanë nevojë për sqarim të sinqertë të këtij ndryshimi. Kur VV e kundërshtonte këtë ide sa LDK ishte në pushtet, këta të fundit i akuzonin se janë kundër ndihmës për qytetarët. Nëse ka qenë ndihmë atëherë, edhe tani është ndihmë, çfarë ka ndryshuar nga atëherë dhe tani që LDK të ndryshojë qëndrim. I vetmi ndryshim është se gjendja tani është akoma më e rëndë se dikur.

Nëse premisë ka qenë infuzioni ekonomik, o ka nevojë tani vendi për infuzion o s`ka pasur asnjëherë. Kështu që LDK të thotë të vërtetë, të tregojë fytyrën e saj të vërtetë, jo të ndryshojë fytyrën si kameleoni.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Putin njohu dy rajonet në Ukrainë, Biden merr këtë vendim të rëndësishëm

Story i radhës

Tetovë, porosia e drejtoreshës së shkollës : Vajzat të mos vijnë me midis cullak e gjoksin jashtë!

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish