Cilat janë tri opsionet e Putinit për t’i dhënë fund agresionit në Ukrainë?

Rusia po vazhdon agresionin e saj në Ukrainë për një javë të dytë, me disa qytete dhe qyteza që vuajnë nga granatimet intensive, plaçkitjet dhe mungesa e furnizimeve kritike.

Megjithatë, sipas asaj që vlerësojnë ekspertët, presidenti rus, Vladimir Putinit nuk i kanë dalë planet ashtu siç e kishte paramenduar.

Kështu, ai është gjendur në një situatë kur ka para vetes pak opsione.

Dhe Dr. Chris Tuck, një ekspert në konflikt dhe siguri nga King’s College në Londër, thotë për Sky News se Putin tani ka tri opsione pasi dështoi të marrë kontrollin e Ukrainës shpejt.

1. Përshkallëzimi i veprimeve ushtarake – duke përfshirë përdorimin e mundshëm të armëve kimike ose bërthamore

Dr Tuck thotë se tashmë ka pasur elementë të përshkallëzimit të veprimeve ushtarake të Putinit me përdorimin e tij në rritje të fuqisë së zjarrit – por ai mendon se përdorimi i armëve kimike ose bërthamore “nuk është në plan”, përcjell Telegrafi.

2. ‘Zgjatja’ me ‘Planin Anaconda’

Dr Tuck thotë se Putin aktualisht po ndjek një strategji “zvarritjeje” duke kryer operacione ushtarake metodike për të rrethuar qendrat kryesore të rezistencës “dhe shpreson që morali ukrainas të bie”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ulen temperaturat, vendi përfshihet nga era e fortë, njihuni me parashikimin e motit për sot

Story i radhës

​Liga e Kampionëve, sot përcaktohen dy ekipet e para të 1/8-ës së finales

Të fundit nga