Cilat Janë Llojet E Alkoolit Që Përmbajnë Më Shumë Kalori?

August 23, 2023
min lexim

Protagonisti iambrëmjeve me miqtë, drekave dhe darkave të këndshme, alkooli është padyshim një element shumë i pranishëm në tryezat tona.

Në disa raste duket e pamundur të heqësh dorë nga një gotë e mirë, por gjithnjë e më shpesh dëgjojmë të thuhet që alkooli është i rrezikshëm për shëndetin.

Po flasim për një “ushqim”, pa lëndë ushqyese dhe të pasur me “kalori të zbrazëta”.

Këto pije trupi ynë tenton t’i nxjerrë sa më shpejt dhe kanë efekte shumë specifike në mëlçi dhe sistemin kardiovaskular.

Por çfarë ndodh me trupin tonë kur konsumojmë alkool dhe sa i dëmshëm është? Cili është alkooli që ju shëndosh më shumë? AgroWeb.org ju njeh më poshtë me përgjigjen e këtyre pyetjeve.

Cilat janë efektet e alkoolit në organizëm?A të shëndosh vërtetë?

Alkooli etilik (etanoli) është një “përbërës” që duhet ta konsumojmë me moderim, dhe nga i cili duhet të heqim dorë plotësisht në rast të obezitetit, hipertensionit, shtatzënisë apo ushqyerjes me gji.

Vetëm një gram alkool ka afërsisht shtatë kalori, pra nuk po flasim për një ushqim “me kalori të ulëta”.

Megjithatë, çdo shtim në peshë për shkak të konsumimit të alkoolit nuk lidhet ngushtë me sasinë e kalorive, por më tepër me “cilësinë” e tyre.

Ato që konsumojmë përmes alkoolit përkufizohen edhe si “kalori boshe”.

Bëhet fjalë për kalori që trupi ynë nuk i shpenzon për të prodhuar energji apo për t’i rezervuar, ato janë kalori që mëlçia i metabolizon dhe përpiqet t’i eliminojë sa më shpejt të jetë e mundur.

Alkooli nuk të shëndosh për shkak të kalorive që ka, po ai nuk stimulon prodhimin e menjëhershëm të insulinës, për shkak se sheqernat e alkoolit janë ndryshuar gjatë fermentimit.

Kjo shkakton një sekretim të shtuar të rezistinës dhe leptinës, të cilat nxisin ngadalësimin e metabolizmit dhe akumulimin e yndyrës.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, alkooli merret në formë të lëngshme. Thënë kështu, pijet me alkool jo vetëm që nuk ju ngopin, por stimulojnë grelinën, një hormon që rregullon ndjesinë e ngopjes.

Kjo në disa raste mund t’ju shtyjë të konsumoni një sasi më të madhe karbohidratesh.

Në këtë pikë, dikush mund të pyesë veten: pse ata që konsumojnë sasi të tepërta alkooli nuk janë gjithmonë mbipeshë ose obezë?

Përgjigja është edhe një herë në përbërjen kimike dhe kaloritë boshe: alkooli, i konsumuar me tepricë, prodhon një efekt toksik anti-ushqyes.

Kaloritë në pije të ndryshme alkoolike

Të gjitha pijet alkoolike përmbajnë etanol, por jo të gjitha pijet alkoolike janë të njëjta, veçanërisht nëse i analizojmë ato për sa i përket kalorive.

Cilat janë pijet alkoolike me kalori më të lartë?

Një gotë verë rreth 125 ml, ndryshon përmbajtjen e saj kalorike bazuar në përmbajtjen e alkoolit.

Pra, një gotë verë me alkool 13,5 °, përmban pak më shumë se 90 kalori

Për një gotë vere 12 gradë kaloritë janë 84 dhe 77 kalori për një gotë verë 11 gradë.

Për dashmirësit e birrës nuk është e njëjta gjë. Një kanaçe 330 ml me birrë bionde, përmban rreth 100 kalori, një gotë 200 ml përmban vetëm 80 kalori.

Numrat ndryshojnë nëse flasim për birrën e turbullt. Në këtë rast, 200 ml përmbajnë rreth 170 kalori.

Ndërsa për koktejet, likerin, uiskin, rakinë dhe konjakun me alkool rreth 40 °, në 40 ml ka rreth 40 kalori.

Ato më të hidhurat variojnë nga 90 deri në 120 kalori.

Kujdes nga koktejet, në përgjithësi janë ndër pijet më kalorike, sepse disa përmbajnë shumë sheqerna.

Të tilla janë Pina colada, Cuba Libre, Negroni, Caipirihna dhe Mojito. /AgroWeb.org

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zbritën nga automjetet dhe vodhën me dhunë portofola dhe celularë, shoqërohet në komisariat një i ri

Story i radhës

Këshilli i Prindërve jep disa propozime për blerjen e teksteve, presin që javën tjetër mjetet të jenë në llogari

Të fundit nga

Moti parashikohet i vranët dhe pa reshje

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot moti parashikohet i vranët dhe pa reshje. “Në mëngjes, në shumë zona do të ketë kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -3

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë