Cila është e vërteta e vizitës së Isa Mustafës në Hagë?

min lexim

Shumë vizita të njëpasnjëshme të personalitetëve politike, institucionale, uiversitare dhe gjerë te ato të klerit fetar, ndodhën në Hagē.

Ata vizituan të akuzuarit që po gjykohen për krime lufte dhe pas lufte. Të gjitha këto vizita provokuan reagime të shumta kundër, si ndikim në mbarëvajtjen e Gjykatës Speciale, porë pati edhe të atillë që i përgëzuan, natyrisht bashkëpunëtorët dhe bashkpartiakët e tyre.

Për pjesën dërmuese të popullatës këto vizita ishin të panevojshme dhe se drejtësia duhet të lihet e qetë deri në vendimin final të sajë, por nuk ishin befasuese se ishin bashkëpunëtorët e tyre.

Përjashtim ishte vizita e klerit fetarë, përfaqësuesit e tri feve e cila ngjalli befasi dhe reagime të shumta, sepse diçka e re ndodhi që nuk kishte ndodhur më parë!

Krahas këtyre vizitave këtyre ditëve ndodhi një vizitë krejtësisht befasuese dhe e papritur e një përsoni kontravers, e cila befasoj shumë kënd që deri dje i besonin. Ishte vizita e ish Ministrit të Financave në Qeverin Bukoshi, e ish Kryeministrit të Kosovës dhe Kryetarit të LDK-së Isa Mustafa.

Për mua dhe shumë aktivist të LDK-së nuk ishte befasuese sepse koketimet me personat në Hagë dhe kolegët e tyre që ishin drejtues të LPK-së, datonin shumë më heret. Këtë po e vërtetojnë fakte, dukumente dhe veprime që dolen dhe ndodhën pas lufte.

Vlerësimet që po jau banë të akuzuarve, me epitete të larta, si trima  të mëdhenjë që kontribuan në luftë dhe në shtetndërtim, si idealist që po e mbrojnë të vërtetën në pastertinë e UÇK-së dhe të tjera, po e dëshmojnë kontraversitetin e Isa Mustavës.

Ishit Ministër i Financave në Qeverin Bukoshi, bashkëpunëtorë i ngushtë i Ministrit të Mbrojtjes Ahmet Krasniqi i cili u vra me një atentat mu në mes të Tiranës. Kush e vrau bashkëpunëtorin tuaj, Ministrin Krasniqi? Ju me siguri e dini, sepse të gjitha dyshimet drejtoheshin nga shtabi i UÇK-së! Tani jeni në anën e ish bashkëpunëtorit tuaj apo në anën e të dyshuarve?

Nëse jeni në anën e ish bashkëpunëtorit tuaj ministit Krasniqi, pse i vizituat të dyshuarit dhe cila është arsyeja që ju detyroj apo vullnetoj? Në të gjitha fushatat elektorale të LDK-së, ju me pompozitet flisnit për vrasjet politike dhe gishtin drejtonit nga këta dhe të tjerët, madje përmendet edhe Liqenin e Rodoniqit njëher!

Cila është e vërteta, atëherë kur flisnit për vrasjet politike apo tani kur vizitoni të dyshuarit dhe flisni me epitete të larta për ta? Para se të shkoni në Hagë ka qenë dashtë të vizitoni varrin e bashkëpunëtorit tuaj kolonel Krasniqit, familjarët përsonalitetëve të LDK-së që u vranë për motive politike, veqanarisht invalidin Fetah Rudin i cili mbeti përgjithmon në karrocë nga një atentat politik.

Pas këtyre vizitave, ndoshta ndërgjegjëja e juaj e sëmur do shërohej sado pak dhe do e anulonit atë vizitë të turpit që do ju mbetet e varur tanë jetën në supet tuaja.

Story i mëparshëm

Po blejmë niseshtenë për djathë, testi i thjeshtë që ju ndihmon ta zbuloni

Story i radhës

ФАНТАСТИЧНИ 13 МИЛИОНИ ДЕНАРИ Е НАГРАДНИОТ ФОНД ВО „ЗАВРТИ И ПОБЕДИ” НА 2WIN.MK 

Të fundit nga