Çiklisti shqiptar rrëfen peripecitë e udhëtimit pesëditor nga Zvicra në Kosovë! Hyrja në Serbi dhe vendimi i dytë i gabuar…

July 19, 2022
min lexim

Sami Imeri, çiklisti shqiptar që jeton dhe vepron në Gjenevë të Zvicrës sërish ka bërë një udhëtim nga Chiasso deri te kufiri Dheu i Bardhë në Kosovë. 1550 km i ka çikluar për pesë ditë e gjashtë orë.

Në një intervistë për “Open-TV”, 58 vjecari nga Kumanova, ka rrëfyer për peripecitë dhe kënaqësitë e udhëtimit disaditor nga Zvicra në Kosovë.

Ai iu ka bërë thirrje të gjithë spektikëve që në rrugëtimin e tretë të jenë pjesë e udhëtimit të tij, ku të gjitha harxhimet do tua mbuloj ai, me të vetmin qëllim që të binden me rezultatin e fundit që e arriti para pak ditësh.

Image

Nisja nga Chiasso…

Sami Imeri: Ora 12 e 45 minuta jemi nisur nga Chiaso e Zvicrës për në Bergamo të Italisë. Aty jemi takuar me ekipin përcjellës: dajën Demir, me Arifin dhe Agimin. Kemi vazhduar deri në Brescia të Italisë. Prej Brescia kemi vazhduar deri në Verona. Në Verona jemi ndalur dhe kemi pushuar diku pesë orë. Deri në Verona kemi kaluar 192 km. Aty kemi pushuar deri në ora 6 të mëngjesit. Në ora 6:00 nga Verona kemi i çikluar për në Travesio. Aty kemi i mbërritur në ora 1.

Deri këtu i kemi bërë 24 orë. Pas statistikave të para të bëra kemi parë se për 24 orë i kemi  cikluar (vozitur) afër 345 km. Pas Travesios kemi vazhduar për Parma Nova dhe më pas për Nova Gorica të Sllovenisë, ku arritëm diku në ora 20:00 të mbrëmjes. Këtu pushuam 45 minuta derisa darkuam dhe pastaj vazhduam për në Hajduçina. Në Hajduçina arritëm diku në mesnatë.  U vendosëm në një hotel  dhe pushuam deri në mëngjes. Jemi zgjuar në ora 7:00 dhe jemi nisur drejt alpeve të Sllovenisë.

Rrugëtimi prej në Chiasso e deri në Slloveni ka zgjatur 32 orë. Pastaj nga Hajduçina jemi nisur drejt alpeve sllovene nga ora 7 e mëngjesit, dhe Slloveninë e kemi lënë në ora 6 e 30, duke arritur në ora 19:00 kufirin kroat-Obrazhje. I kemi bërë 53 orë. Të them të drejtën në dy ditët e para nuk kam prijë fati, sepse erën e kishim përballë. Dhe, siç dihet era është armiku kryesor i çiklimit, por sidoqoftë ne arritëm në Kroaci në ora 19:00. Këtu na është dashur të hipim në makinë dhe të dalim në autostradë, sepse nuk na lejohej të kalonim kufirin e vogël, sepse ne jemi të Maqedonisë së Veriut dhe ishte patjetër të hipim në makinë. Me makinë i kemi bërë 10 km. 

Image

Zgjedhja e gabuar…

Sami Imeri: Kam dashur të shkoj në pikën kufitare të Sllovenisë me Kroacinë në Rigonce, por unë këtu bëra zgjedhje të gabuar. Jam kthyer për 32 km mbrapa prej Zagrebit në drejtim me Obrazhjen që mos të humbim asnjë metër. Dhe, aty përsëri kemi nisur të ciklojmë për Zagreb. Në Zagreb humbëm rrjetin e internetit dhe për ta kaluar Zagrebin na është dashur së paku 6 orë, e humbëm rrugën dhe nuk dinim si të veprojmë tutje. Prej orës 7 deri në 1 të mëngjesit jemi sjell aty. Bëra gabim. Aty u ndalëm para një hoteli, por nuk lëvizte asnjë taksi, as lidhje të rrjetit të internetit nuk kishim, megjithate, për fat të mirë e kontakuam një njeri në Kumanovë (shofer kamioni), i cili gjatë udhëtimit të vitit të kaluar ishte së bashku me ne. Ai na udhëzoi se çfarë drejtimi të marrim në mënyrë që të dalim nga Zagrebi. Në ora 1 dolëm nga Zagrebi dhe çikluam (vozitëm) një orë e gjysmë ose dy. Isha pak i lodhur, pasi për një ditë i kalova të gjitha alpet e Sllovenisë. U ndalëm të pushojmë një orë, sepse ishin bërë gati 22 orë pa pushim. Jemi ngritur dhe kemi çikluar deri në Sllavonski Brod, ku arritëm diku rreth orës 14:00. Këtu u ndalëm për të ngrënë ushqim dhe pas cikluam deri në kufi me Serbinë, në Shid në ora 20:00 të mbrëmjes. E kaluam kufirin dhe vazhduam për në Lacarak. Aty futemi në një hotel, ishte ora 23:00 dhe pushuam deri në ora 5:00 të mëngjesit. Tani kur e bëm statistikën nga Hajduçina deri në kufi me Serbinë unë kam pushuar vetëm se një orë.

Hyrja në Serbi dhe vendimi i dytë i gabuar…

Sami Imeri: Në Serbi unë fillova ta bëj kalkulimin, krahasimin me udhëtimin e vitit të kaluar. Unë isha në avantazh 16 orë! Në ora 6:00 të mëngjesit nisëm sërish ciklimin dhe rreth orës 9 arritëm në Batajnica, afër Beogradit. Këtu për fat të keq mora vendimin e dytë të gabuar. Takova një serb. Më pyeti se ku jam duke shkuar. Ia ktheva se udhëtoj për Kosovë. Më pyeti se nga dua të shkoj. I thash për Mladenovac. Ai më tha se kjo nuk është zgjidhje e mirë, sepse janë dy ngritje të mëdha, është vështirë, por më mirë mbaja linjës: Obrenovac, Llazarevac, Arangjellovac. Unë vendosa të marrë këshillat e çiklistit serb. Ndoshta as ai se ka ditë dhe ne aty humbëm shumë kohë. Tereni ishte vetëm ngritje dhe zbritje. Pastaj u ndalëm në një restorant, ku filluam të bisedojmë me një serb. Ai na tha se ju nuk keni ecur para, por je i larg Nishit 250 km. Aty vendosëm që të kthehemi mbrapa, të shkojmë për në Jagodinë. Beograd-Jagodinë 100 km.

Ishte dikur ora 22:00. Aty më sulmuan dy qenë dhe unë rrëzohem. Në atë moment vjen një makinë tjetër, ndërsa unë tentoj të ngritem, por prapë rrëzohem. Falë Zotit makina u ndal para meje, ndërsa unë pësova lëndim në krahë dhe këmbë. Pastaj mu afrua shoferi i asaj makine dhe më pyeti nëse kam lëndime. Ishte tepër korrekt. Para aksidentit, makina e dajës tim doli përpara që të konsultohet me makinën që ishte para duke na përcjellur, sepse na humbte rrjeti internetit.
Unë u ngrita disi dhe vazhdova drejt ekipit tim që ishin diku 200 metra larg, por se dinin se çka ka ndodh me mua. Lëndimi nuk ishte aq serioz dhe unë vazhdova çiklimin me biçikletën tjetër rezervë. Prej Jagodine deri te Dheu i Bardhë praktikisht kam çikluar vetëm me një këmbë. Kisha dhimbje në dorë dhe këmbë, por falë Zotit arrita, ndonëse me vonesë. Gjithë avantazhin që e kisha deri në kufi me Serbinë-16orë në krahasim me udhëtimin e vitit të kaluar unë e humba dhe te Dheu i Bardhë i bëra 5 ditë e 6 orë.

Unë Serbinë është dashur ta kalojë për 60 orë. Në Serbi udhëtimi zgjati 3 ditë e pesë orë. Shid-Lazarac i kemi bërë 50 orë. Unë i kisha edhe 450 km deri te Dheu i Bardhë, kur i kisha në dispozicion edhe 48 orë, por e humba avantazhin pas aksidentit që më ndodhi, ndryshe do të arrinim shumë më shpejtë, së paku 10 orë më shpejt se vitin e kaluar. Vitin e kaluar udhëtimi më zgjati 5 ditë e dy orë, kurse sivjet 5 ditë e 5 orë e 45 minuta.

Sikur mos të ishte aksidenti, humbja nëpër Serbi, 6 orët e humbura në Zagreb dhe tre orët e humbura në Brescia të Italisë për shkak të karnevaleve, sivjet udhëtimi është daashur të zgjasë 4 ditë e 15 orë. Mund të them se 70 për qind e gjithë e udhëtimit ishte me erë që më binte në gjoks. Vitin e kaluar erën e kisha në shpinë, tani në gjoks. Sic thash armiku kryesor i çiklimit është era,

Dashuria për çiklizmin…

Sami Imeri: Edhe pse je i moshuar ke nevojë të merresh me sport. Organizmi e kërkon. Me çiklizëm kam filluar gati pesë vite, është sport shumë i mirë, edhe pse është pak i rrezikshëm. Kur cikloj ndihem mirë, shumë mirë. Një ish-sportistë nuk mundet të jetoj pa sport.

Kritikat e njerëzve?
Sami Imeri:
Kam pranuar kritika të shumta nga shumica e njerëzve që thonë se nuk është i mundur të arrihet udhëtimi me kaq ditë dhe se nuk është e vërtetë.
Mirëpo, sot mund t’ju them se ky udhëtim biles mund të bëhet edhe më shpejt se pesë ditë. Janë në pyetje 1550 km, por nëse nuk bëjmë gabime gjatë udhëtimit  ma merr mendja se janë 1480 km. Ne sivjet kemi çikluar 100 km më shumë. Por edhe pse pata probleme gjatë gjithë udhëtimit, erën, lëndimet, 100 km tepër, unë te Dheu i Bardhë do të arrija për pesë ditë e dy ose tre orë.

Unë sivjet edhe kam punuar dhe kam ushtruar. Jam ngritur në 5 të mëngjesit të stërvitem deri ora 10:00 dhe pastaj të kthehem në punë deri në ora 18:00. Të ushtrosh 120-150 km në ditë dhe kjo ka vazhduar pesë muaj radhazi nuk ishte e lehtë, por trupi im e ka përballuar edhe në moshën 58 vjecare. Organizmi im është adaptuar dhe sado kudo unë ia arrita qëllimit, edhe pse nuk jam shumë i kënaqur dhe për këtë së shpejti do të ketë udhëtim të tretë.

Falënderim ndaj ekipit përcjellës dhe rrugëtimi i tretë?

Sami Imeri: Për fund falënderoj ekipin përcjellës: Vajzën time Marigonën në 200 km e para së bashku me nipin Kujtimin. Pastaj nga Bergamo ishin dajallarët e mi Demir dhe Kastriot Misimi, Arif Kurtishi dhe Agim Hasani nga Kumanova. Gjatë gjithë udhëtimit i kam pasur gjashtë dëshmitarë. Në pjesën e parë vajza ime me nipin dhe në pjesën e dytë mbi 1400 km dajallarët dhe miqtë nga Kumanova.

Këta e dinë se unë kam bërë më shumë se duhet, por akuzat e njerëzve janë të padrejta. Në vrapimin e radhës do t’ju bëj thirrje dhe iu kam bërë thirrje të gjithë spektikëve, edhe meraklive të biciklave që e kanë kundërshtuar këtë punë iu kam bërë thirrje të vijnë, por nuk kanë ardhur, por edhe në vrapimin e tretë sërish do t’i thërras që ta shohin me sytë e tyre. Të gjitha harxhimet do t’i kenë të mbuluara nga unë. Ata le të vijnë dhe të përjetojnë diçka që nuk kanë përjetuar në jetën e vet. Nuk është mirë të flashësh përmendësh. Jeta ime sportive ka qenë e gjatë. Kam punuar me njerëz profesionistë. 40 vite kam punuar me trajner profesionist spanjol dhe të federatës zviceriane, që më kanë mësuar gjëra të shumta. Kur punon me profesionistë rezultatet janë ndryshe, nuk janë të njëjta si me amator. Ju thërras në rrugëtimin e tretë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kina kërcënon me “masa të fuqishme” nëse Pelosi viziton Tajvanin

Story i radhës

Shitja e biletave të Tirana – Zrinjski, ja sa tifozë të skuadrës mike…

Të fundit nga

ShkoLartë