Shitja e biletave të Tirana – Zrinjski, ja sa tifozë të skuadrës mike…

Ka vazhduar shitja e biletave në dy pikat që ka vendosur klubi Tirana. Deri tani shitja ka shkuar normale, ndërsa për sa u përket kundërshtarëve në “Air Albania” është konfirmuar që do të jenë 250 tifozë.

Biletat variojnë nga 400 lekë të rinj në 3000 lekë të rinj.

Një biletë në tribunën pas porte kushton 400 lekë të rinj, një biletë në tribunën E kushton 600 lekë të rinj.

Bileta në tribunën qendrore A dhe B kushtojnë 2000 lekë të rinj, një biletë në tribunën VIP kushton 3000 lekë të rinj. Ndërsa biletat për sektorin e skuadrës mike do të kushtojë 400 lekë të rinj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çiklisti shqiptar rrëfen peripecitë e udhëtimit pesëditor nga Zvicra në Kosovë! Hyrja në Serbi dhe vendimi i dytë i gabuar…

Story i radhës

Kur është e shëndetshme t’i japësh fund një lidhjeje? 5 pyetje që duhet t’ja bëni vetes

Të fundit nga