Çiklisti italian përshkon mbi 56 kilometra brenda një ore në pistë

1 minut lexim

Çiklisti italian Filippo Ganna vendosi rekord të ri botëror të orës në pistë. Përgjatë një ore, në pistën e velodrome në Grenchen (Zvicër), ai përshkoi 56km e 792 metra.

Rekordi i mëparshëm ishte 55.548km dhe ishte vendosur po në këtë pistë nga britaniku Dan Bigham, gati dy muaj më parë. Por tashmë kemi një rekord të ri të orës.

Paraqitja e Ganna ishte e jashtëzakonshme, duke patur një shpejtësi konstante përgjatë gjithë kohës. Shpejtësia e tij në pistë arriti deri në 55km/orë.

Italiani përshkoi në total 163 xhiro, ndërkohë që kishte në dispozicion një biçikletë që kushtonte 75 mijë euro, e ndërtuar posaçërisht për një garë të tillë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Si futen në kurth vajzat shqiptare për t’u rekrutuar si eskortë në Dubai! Dëshmia e një vajze: Prioritet ishte gjatësia…

Story i radhës

Fermerët në pikë të hallit, s’ka punonjës për të vjelë mollët, as treg për t’i shitur ato

Të fundit nga