Sokol Cikalleshi e nisi me këmbën e mbarë sezonin e ri në Turqi.
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë arriti që të realizonte në ndeshjen e parë të kampionatit mes Konyasporit dhe Istanbulsporit.
33-vjeçari barazoi shifrat katër minuta para fundit të kohës së rregullt, duke i dhënë një pikë ekipit të tij. Kjo ishte ndeshja e parë për Cikalleshin që pas rikthimit, pasi edicionin e shkuar luajti në Arabinë Saudite me Al Khaleej.
Në këtë ndeshje u aktivizuan titullarë dhe Valon Ethemi e Florian Loshaj tek Istanbulspori, ndërsa Eduard Rroca dhe Jetmir Topalli e ndoqën ndeshjen nga stoli.
Gjithashtu për skuadrën mike luajti dhe ish-lojtari i Egnatias, Jackson. Braziliani dha asit në golin e parë të ndeshjes.