Sot jetojmë në kohën kur teknologjia është bërë tepër e rëndësishme për të gjithë ne. Rrjetet sociale përdoren në një masë shumë të madhe duke ekspozuar kështu jetën tonë në mënyrë virtuale, shkruan ‘Panorama’. Por e dini se është më mirë që çiftet të mos ekspozojnë lumturinë e tyre apo problemet që mund të hasin, në rrjetet sociale?! Çiftet që janë vërtetë të lumtur dhe të dashuruar me njëri-tjetrin nuk e dëshmojnë këtë fakt në rrjetet sociale për disa arsye.
Ja cilat janë ato:
Kur çifti është i lumtur, e jeton lumturinë në atë moment dhe nuk mendon gjë tjetër.
Ata që tregojnë për raportin e tyre apo problemet, nuk fitojnë apo nuk zgjidhin asgjë.
Lumturia e vërtetë vjen nga gjërat e vogla dhe të thjeshta, mjafton të jesh me personin e zemrës.
Askush nuk ka pse t’i vërtetojë askujt asgjë.
Dhe më e rëndësishmja… çiftet që nuk përdorin rrjetet sociale janë më të lumtur.