Çiftet më skandalozë, bazuar në shenjën e horoskopit!

November 1, 2022
min lexim

Ka shumë faktorë që provojnë se dy njerëz mund të qëndrojnë bashkë për kohë të gjatë, ose thjesht është më mirë të ndahen. Sigurisht që objektivat e njëjta dhe mënyra si e shohin botën është shumë e rëndësishme, por ca gjëra janë të shkruara në yje. E dini cila shenjë është fare një partner i/e mirë për ju?!

Fillojmë me kombinimet më të tmerrshme të horoskopit!

Dashi-Virgjëresha

2 personalitete komplet ndryshe! Një Dash nuk është i destinuar për të përfunduar me një Virgjëreshë. Ata janë impulsivë dhe nuk kanë durim mjaftueshëm për të dëgjuar analizat e Virgjëreshës, që do t’i bëjë gjërat sipas mënyrës së duhur. Me kalimin e kohës, Dashi do të lodhet nga Virgjëresha dhe do të ikë krejt papritur.

Demi-Luani

Demi nuk e kupton dot plotësisht një Luan, kurse Luani do të ndihet si “i menaxhuar” nga Demi.

Binjakët-Akrepi

Nuk kanë asnjë lidhje me njëri tjetrin. Nëse Binjakët janë socialë dhe vdesin të bëjnë pak thashetheme, duhet të gjejnë dikë tjetër, sepse Akrepi është fjalëpak, enigmatik dhe gjërat kryesisht i mban për vete.

Gaforrja- Shigjetari

Gaforret janë të ndjeshme, të orientuara drejt sigurisë dhe familjes, kurse Shigjetari është e kundërta. Ata duan aventura dhe të shijojnë momentin, bashkë me rreziqet që sjell.

Luani-Peshqit

Këta takohen vetëm me një pikë: dashuria për artin. Luani vdes për vëmendje, kurse Peshqit janë komodë në botën e tyre artistike. Me kalimin e kohës, kjo dyshe do të shihet si konkurrente.

Virgjëresha-Peshorja

Fillimisht duken si çifti perfekt. Virgjëresha adhuron shijet e holla të Peshores dhe të dyja vlerësojnë taktin.

Çfarë e bën të mos zgjasë një kombinim si ky është natyra kritike e Virgjëreshës, që nuk i pëlqen aspak Peshores. Marrëdhënia fillon të bëhet toksike!

Peshorja-Peshqit

Janë të dy ëndërrimtarë, por kaq s’mjafton! Peshores i duhet kohë të marrë një vendim, kurse Peshqit ndryshojnë mendje nga një çast në tjetrin.

Akrepi-Peshqit

Thuhet se shenjat e të njëjtit element shkojnë, por ky është rast përjashtues. Duke qenë natyra misterioze dhe “në botën e tyre”, bëhen dyshues për njëri tjetrin në çift.

Shigjetari-Ujori

Të dyja e duan lirinë dhe mund të bëjnë udhëtime të papara bashkë. Çfarë i ndan është perceptimi që kanë mbi botën dhe jetën në përgjithësi.

Bricjap- Ujor

Një Ujor mund të ndihet i mbytur nga natyra konservatore dhe shumë punëtore e Bricjapit.

Ujori-Shigjetari

Do ta gjejnë veten duke u zënë për politikë dhe çdo gjë tjetër! Gjithsesi, ndonëse ndarja është e sigurtë, për aq kohë sa janë bashkë lidhja do të jetë e paparë.

Peshqit-Dashi

Është e thjeshtë për një Peshk të dashurohet pas botës së Dashit. Por, duke qenë fillimi dhe fundit i zodiakut, i bashkojnë shumë pak gjëra dhe kaq s’mjafton për një lidhje të gjatë e të lumtur.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Liga e Kampionëve vjen sot me përballje gjigantësh

Story i radhës

Pasaporta e re zvicerane tashmë është në dispozicion. Dizajni i tij, një udhëtim virtual nëpër 26 kantonet…

Të fundit nga

ShkoLartë