Çiftet e shenjave të horoskopit që nuk përshtaten, ama kanë kimi shumë të mirë në shtrat

February 5, 2022
min lexim

Më poshtë do të mund të lexoni mbi disa çifte shenjash horoskopi që nuk përshtaten si çift, por që kanë eksperienca shumë të mira në shtrat.

Demi dhe Luani

Marrëdhënia midis dy personave të shenjës së Demit dhe Luanit mund të përshkruhet me dy fjalë: e ndjeshme dhe pasionante. Të dy do të paraqisnin një çift që në dukje, shumë persona do i kishin zili. Të dy janë të ndrojtur ndaj shfaqjeve të intimitetit në publik. Edhe pse janë të dy shumë të ndjeshëm si shenja horoskopi, prapë nuk do të bënin një çift të mirë bashkë. Janë të dy të paaftë për t’i pranuar gabimet e tyre dhe janë krijesa shumë krenare. Rrallë mund të dëgjosh një person të shenjës së Demit apo Luanit të kërkojë falje për një gabim që ka bërë.

Peshqit dhe Peshorja.

Të dy kanë një vizion shumë optimist dhe pozitiv për jetën. Disa madje do t’i mendonin si persona që jetojnë në një realitet tjetër. Kjo gjë i bashkon personat e këtyre dy shenjave, pasi janë të dy të tërhequr nga energjia pozitive dhe argëtohen kur kalojnë kohë bashkë. Mirëpo, marrëdhënia e tyre nuk mund të funksionojë gjatë. Dy aspekte pozitive nuk japin si rezultat gjithmonë një aspekt pozitiv. Ndonjëherë, njerëzit kanë nevojë për një dozë realiteti në jetën e tyre, gjë që Peshqit dhe Peshorja nuk mund ta bëjnë dot për njëri-tjetrin.

Akrepi dhe Ujori.

Aspekti ekscentrik i karakterit të tyre është një faktor që ndikon për krijimin e një tërheqjeje reciproke mes këtyre dy shenjave. Njihen si persona që pëlqejnë diskutimet e thella intelektuale. Janë persona që e thonë hapur mendimin e tyre. Gjithsesi, nuk mund të funksionojnë dot si çift, pasi Ujori e konsideron veten si një shenjë mbi gjithë të tjerat. Nga ana tjetër, Akrepat kanë një natyrë të karakterizuar nga autoriteti dhe dominanca. Ndaj dhe është e vështirë të krijohet një marrëdhënie e shëndetshme mes këtyre dy shenjave.

Shigjetari dhe Peshqit.

Janë shenja që varen shumë prej fatit dhe e lënë çdo gjë të rrjedhë natyrshëm. Shigjetari njihet si shenjë ambicioze, e motivuar dhe punëtore. Janë tipa që e mbajnë kokën ulur dhe këmbët ngulur fort në tokë, ndërkohë që ecin drejt realizimit të ëndrrave të tyre. Ndërkohë, Peshqit njihen si shenjë mjaft pasive dhe e varur nga të tjerët. Edhe pse në fillim Shigjetarëve nuk u bën përshtypje pasiviteti i Peshqve, me kalimin e kohës e kuptojnë se nuk ia vlen të qëndrojnë gjatë në një marrëdhënie bashkë. Shigjetari do të ndihet i konsumuar në fund, kurse Peshqit ka shumë gjasa të mërziten nga ndarja.

Binjakët dhe Gaforrja.

Nuk mundet ta parashikosh asnjëherë se si reagon një Gaforre në një situatë të caktuar. Janë një shenjë që e ndryshon humorin shumë shpesh. Në një moment mund t’i shohësh shumë të lumtur e të gjallëruar, në një moment tjetër i sheh të qetë dhe në gjendje të trishtuar. Binjakët janë po njësoj, vetëm se jo me humorin apo ndjesitë, por me logjikën. Janë krijesa shumë të pasigurta dhe duan pak kohë para se të marrin përfundimisht një vendim për diçka. Mirëpo, një marrëdhënie e tillë nuk mund të funksionojë, pasi do të ketë shumë paqëndrueshmëri si emotive, ashtu edhe logjike.

Dashi dhe Demi.

Dy personalitete të fortë, brilantë, të talentuar, të motivuar dhe punëtorë. Janë shumë të motivuar për të arritur sukses në jetë. Kanë potenciale pa limit dhe nuk ndalen përpara asnjë pengese. Këto dy shenja i bashkon pikërisht dëshira për të arritur gjëra të mëdha, por rrugët e tyre do të ndahen pikërisht prej suksesit, pasi shpesh duan gjëra të ndryshme. Kjo gjë sigurisht do të shërbejë si mundësi për t’i ndarë, pasi secili, duke qenë i përqendruar në suksesin e vet, harron se pranë ka edhe një person tjetër, për të cilin duhet të mendojë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Presidenti i Turqisë infektohet me Omikron

Story i radhës

Ja formacionet e mundshme të “Derby della Madonnina”

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë