Chollet: Kurti e kupton urgjencën për Asociacionin dhe arsyen pse e duam marrëveshjen Kosovë-Serbi

January 13, 2023
1 minut lexim

Këshilltari i lartë në Departamentin amerikan të Shtetit Derek Chollet, në vizitën e tij në Prishtinë i ka thënë Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se çështja e themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serb “është urgjencë e madhe”.

Këtë mesazh ndaj Kurtit, Chollet e bëri të ditur në një intervistë për “Financial Times”.

“Ata [Qeveria e Kosovës] e kuptojnë rëndësinë e kësaj”, tha Derek Chollet.

Chollet, zyrtari më i lartë i ShBA-së që ka vizituar rajonin në vitet e fundit, ngjarjet e dhjetorit i përshkroi si “kthjelluese për shumë njerëz”, në një pranim të rrallë për kufizimet e Uashingtonit në rajon, shkroi Financial Times.

“Ne nuk duam të jemi në diplomaci krizash. Së pari targat, mëpastaj barrikadat, nuk duam diçka tjetër javën tjetër”.

“Mendoj se ka një mes që mund ta arrijmë, sepse përndryshe nuk do të investonim në këtë mënyrë siç po bëjmë tash”, tha ai, derisa shtoi edhe se një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e mundshme, ndonëse refuzoi të japë afate kohore.

Duke folur për ndikimin që Federata Ruse ka në Ballkanin Perëndimor, Chollet tha se “njëra nga arsyet që duam të gjejmë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është t’ia heqim Rusisë atë levë”.

“Nuk mendoj se duhet ta mbitheksojmë atë levë…është e vërtetë, por them se nuk është lëvizësi ynë për këtë që po bëjmë”.

Zyrtarët amerikanë, së bashku me qeverinë gjermane, në muajt e fundit kanë rritur presionin ndaj BE-së për të përshpejtuar procesin e pranimit në bllokun e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Serbinë dhe Kosovën.

Uashingtoni argumenton se besimi në këtë proces u jep qeverive në rajon një nxitje për të qëndruar në linjë me vlerat perëndimore dhe se ritmi i ngadaltë i integrimit ka kontribuar në paqëndrueshmëri në vitet e fundit.

“Evropa mund të bëjë shumë më tepër, dhe ne po e kërkojmë atë”, tha një zyrtar i lartë amerikan. “Procesi i zgjerimit [BE] nuk ka frymëzuar besim. . . por ideja e Evropës po”.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

30 mijë euro ora dhe 11 mijë euro çanta, kjo veshje e përditshme e Kidës kap shifrën marramendëse (FOTO LAJM)

Story i radhës

Doli më pak i preferuari i publikut, Luiz Ejlli thyen rekorde në rrjetet sociale për 3 ditë

Të fundit nga

ShkoLartë