Chiefs e fitojnë Superbowlin për të dytën herë radhazi

February 12, 2024
1 minut lexim

Kansas City Chiefs po i vënë themelet e një dinastie në futbollin amerikan pasi e kanë fituar Superbowlin e tretë brenda pesë vjetësh.

Ata e fituan trofeun më të çmueshëm të sporteve në Amerikë për të dytën herë me radhë duke e mundur San Francisco 49ers me rezultat të ngushtë, 25:22.

U desh që loja të vendosej pas vazhdimeve pasi që në kohën e rregullt pas katër çerekëve ndeshja kishte qenë 19:19.

Mirëpo edhe njëherë u dëshmua përvoja dhe guximi i Mahomesit i cili u zgjodh MVP i Superbowlit për të tretën herë, dhe i cili e bëri edhe pasimin vendimtar për Mecole Hardmanin në të vdekur të sekondave.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Taylor Swift mban me krenari gjerdanin ’87’ me vlerë mbi 4 mijë dollarë, në lojën e madhe të të dashurit të saj Travis Kelce

Story i radhës

HRW: Mungesa e ndihmës nga jashtë ka shkaktuar krizë shëndetësore në Afganistan

Të fundit nga

ShkoLartë