Ka përfunduar ndeshja në stadiumin “Carrow Road” mes skuadrës së Norwichit dhe kampionit evropian Chelsea, e vlefshme kjo për xhiron e 30 të Premier Ligës angleze.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, Chelsea e ka mposhtur me rezultat 3:1 skuadrën e Norwichit.
Fillimisht, ishte Chalobah ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari, ku kalon Chelsean në epërsi në minutën e 3’ të ndeshjes, kurse Mount dyfishon epërsinë në 2:0 në minutën e 14’ të ndeshjes.
Norwichi arriti ta gjejë golin e parë të ndeshjes përmes sulmuesit Teemu Pukki, i cili shënon nga pika e bardhë në minutën e 69’ të ndeshjes.
Ndërkaq, golin e fundit të ndeshjes dhe të vulosjes së fitores për Chelsean e shënoi Kai Havertz, i cili shënon në minutën e 90’ për rezultatin final 3:1.
Me pikët e reja, Chelsea vazhdon qëndrimin në pozitën e tretë në tabelë me 56 pikë, krahas Norwichit që zë vendin e fundit në tabelë me gjithsej 17 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes është 3:1 në favor të Chelseat.