West Ham United ofroi rreth 45 milionë euro në drejtim të Chelsea për t’i siguruar shërbimet e Conor Gallagher.
Megjithatë kjo ofertë është refuzuar, pasi Chelsea kërkon së paku 55 milionë euro për ta liruar nga kontrata mesfushorin 23 vjeçar, shkruan Fabrizio Romano.
Gallagher në sezonin e kaluar regjistroi 45 paraqitje me Chelsea në të gjitha garat.
Ai ka shënuar 3 gola dhe 1 asistim.