Chelsea – Milan, formacionet e mundshme

min lexim

Chelsea do të presë Milan një “Stamford Bridge” në një ndeshje që është cilësuar si supersfida e mbrëmjes së sotme, duke nisur që nga ora 21:00.

Të dy ekipet do të kërkojnë fitoren, kuqezinjtë për të mbajtur vendin e parë, ndërsa blutë e Londrës për të shijuar 3 pikët e para në fazën e grupeve.

Në këtë ndeshje, Chelsea nuk do të ketë shërbimet e N’Golo Kante dhe Edouard Mendy. Sulmeusi i kombëtares shqiptare, Armando Broja pritet ta nisë nga stoli këtë takim, me Potter që me shumë gjasa ka rezervuar minuta dhe për 22-vjeçarin.

Milani gjithashtu pati humbje të mëdha për sa i përket lojtarëve për shkak dëmtimesh. Kuqezinjtë do të mbeten pa portierin, Mike Maignan për shkak të lëndimit. Për më tepër, mbrojtësi i majtë Theo Hernandez është gjithashtu jashtë fushës për të njëjtën arsye.

Ballo-Toure do të përdoret si mbrojtës i majtë në vend të Theo, në vend të Maignan do të fillojë Tatarusanu.

Formacionet e mundshme:

Chelsea: Kepa; Fofana, Thiago Silva, Koulibaly; James, Kovacic, Gallagher, Chilëell; Mount, Sterling; Aubameyang.

Milan: Tatarusanu; Dest, Kalulu, Tomori, Ballo-Touré; Tonali, Bennacer; Krunic, De Ketelaere, Leao; Giroud.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rama u premtoi rritje 7%, pedagogët nuk tërhiqen nga protesta

Story i radhës

Aneksimi i 4 rajoneve të Ukrainës, BE gati paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

Të fundit nga