Chelsea ka konfirmuar largimin e katër futbollistëve, të cilët më herët kanë regjistruar paraqitje me skuadrën e parë.
Andreas Christensen, Danny Drinkwater, Charly Musonda dhe Jake Clarke-Salter janë futbollistët e largua nga “Blutë”.
Të katër futbollistët e lartpërmendur nga “Stamford Bridge” largohen si lojtar të lirë.
Vlen të theksohet se Christensen pritet që nga sezoni i ardhshëm të jetë pjesë e Barcelonës.
Antonio Rudiger ishte futbollisti tjetër që u largua si lojtar i lirë nga Chelsea. Ai më herët nënshkroi me Real Madridin.