Skuadra angleze, Chelsea, ka shënuar fitore solide sot kundër Udineses, miqësore kjo e dyta brenda këtyre dy klubeve.
Gjiganti anglez e mposhti mbrëmë Udinesen me shifrat 3:1, ku golin gjatë ndeshjes e gjeti lojtari i ri i “Bluve”, Raheem Sterling, ndërsa dy golashënuesit e tjerë ishin Kante dhe Mason Mound.
Ndërkaq, sa i përket ndeshjes së sotme, Chelsea pas plot 90’ minutave lojë e mposhti Udinesen me rezultat solid 2:0.
Trajneri Thomas Tuchel e nisi ndeshjen e sotme me Armando Brojën në krye të sulmit, por që ylli shqiptar nuk arriti ta gjej golin dhe u zëvendësua menjëherë me fillim të pjesës së dytë.
Golat në ndeshjen e sotme i shënuan Ruben Loftus-Cheek në minutën e 45+1’ dhe Hakim Ziyech në minutën e 56’.