Çfarë po zihet tek Alternativa?

December 30, 2022
1 minut lexim

30 Dhjetor – Fundviti, krahas punëve dhe gjërave të bukura duket se nxjer në pah dhe inatet, e veçanërisht ato në qarqet politike.

 

Përveç tek BDI, duket tashmë hapur se një grup të pakënaqur ka edhe tek Alternativa, gjë që ka vënë në siklet edhe kreun e partisë, Afrim Gashi.

Në një foto të publikuar në rrjetet sociale ky grup i pakënaqur në mesin e të cilëve shihet edhe ish shefi i kabinetit të ministrit Bekim, Sali, zëvendësministri i Kulturës Daim Luçi, një këshilltar i Gashit dhe aktivist të tjerë duket se qartë i dërgojnë porosi kreut të partisë i cili mundohet që të shfaqet i qetë dhe sikur po tregon që gjërat i ka në rregull brenda subjektit që drejton, por që nuk e ka dhe aq.

E të gjithë këto në foto që janë shfaqur sonte nën përshkrimin “Tik, tak” krahas mesazhit që dërgojnë tek kreu i partisë, janë edhe krah deputetit Skender Rexhepi – Zejd i cili gjithashtu shpesh e ka kritikuar Afrim Gashin për qasjen e tij në koalicionin qeveritar.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Situata energjetike stabilizohet në Kiev

Story i radhës

Banorët e BBVA2 do përgatisin bakllavanë e Vitit të Ri, ja surpriza që do fshihet brenda ëmbëlsirës

Të fundit nga

Tirana vazhdon “shtegtimet”

Tirana në këtë sezon nuk po gjen dot rehati. Sikur të mos mjaftonin paraqitjet jo ozitive në kampionat, bardheblutë vazhdojnë të “shtegtojnë” thuajse në të gjitha stadiumet e Shqipërisë. Pas duelit me
ShkoLartë