Çfarë po planifikohet? Berisha lëshon alarmin dhe ka një thirrje urgjente për qytetarët e Vlorës

min lexim

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi planin e qeverisë Rama për të ndërtuar në Vlorë impiante të prodhimit të energjisë elektrike, të marra nga Bangladeshi, të cilët punojnë me naftë D2.

Berisha shton se nafta që përdoret për prodhimin e energjisë është e dëmshme, pasi ajo përmban sasi të larta squfuri.

Ai i bëri thirrje qytetarëve vlonjatë të reagojnë dhe të mos lejojnë që qyteti të kthehet në një pellg squfuri dhe lëndësh toksike.

“Eksperti më konfirmon se ato harxhojnë 600 mijë tonë naftë të rëndë në dytë e cila është e barabartë sikur 100 mijë makina në Vlorë të harxhojnë nga 6 litra dhe të bëjnë 100 kilometra rrugë. A mund të rrihet në Vlorë me 100 mijë makina në lëvizje. Edi Rama ka mashtruar qytetarët kur në Opinion ka deklaruar se këto punojnë me gaz.

Këto janë gjeneratorët që punojnë vetëmn me D2 tmerrësisht të pasur në squfur. Imagjinoni ju 100 mijë makina me karburant me squfur. E dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë mega-aferë të qeverisë. Në mënyrën më të paciptë Edi Rama ka deklaruar se do mbarojë energjia dhe nuk do ketë më. Si do mbaroj energjia? Energjia mbaron kur t’i verbon vjedhja dhe korrupsioni sytë. Energjia nuk mund të mbaroj, por asaj mund t’i rritet çmimi.

I bëj thirrje qytetarëve të Vlorës të organizohen pasi Vlora nuk mund të bëhet pellgu i squfurit dhe lëndëve toksike”, tha Berisha.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Për gjashtë muaj u identifikuan veç 4 incidente me motive ndëretnike, 48 në Trashëgiminë Kulturore Fetare

Story i radhës

Makth në ajër, aeroplani merr flakë pak minuta pasi u ngrit nga aeroporti

Të fundit nga