Çfarë po kërkon Edi Rama – Kur miratohej rezoluta për Kosovën, deputetët e tij ikën!

min lexim

Po të ishte më i vëmendshëm delegacioni shqiptar në Asamblenë Parlamentare të KE-së, as që do të kishte nevojë për propozim rezolutën e socialistëve në Parlamentin shqiptar (laj “tum” me sh*rrë)

Sa e sa herë është thënë se shqiptarët kanë kujtesën e peshkut, dhe vazhdimisht historia për ta fillon sot, harrohet e kaluara dhe e djeshmja, pastaj e kaluara dhe fatkeqësitë që ndolli ajo bëhet pjesë e folklorit primitiv, dhe shpeshherë ka ndodhur gjatë historisë të kthehen në kohën tonë liderë që me veprimet e tyre i kanë bërë dëme vendit, por për arsye të panjohura ata shndërrohen në heronj.

Katër amendamente të Serbisë në Rezolutë, asnjë i Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës në janar të vitit 2016 ka miratuar Rezolutën për Kosovën, në të cilën nuk u përfshi asnjë propozim i palës kosovare.

Ndërkohë kishin kaluar të katër propozim-amendamentet e Serbisë, që kanë të bëjnë me respektimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel, veçanërisht asaj për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe; Rritjen e kapaciteteve të UNMIK-ut për ta forcuar bashkëpunimin me INTERPOL-in dhe EUROPOL-in; lehtësimin e hetimit dhe ndjekjen penale të krimeve të luftës; si dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, veçanërisht asaj të komuniteteve joshumicë.

Me 110 vota pro, dy abstenime dhe asnjë kundër, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka miratuar Rezolutën me titull “Situata në Kosovë dhe roli i Këshillit të Evropës”, e përpiluar nga deputeti spanjoll Agustin Conde.

Zvicerani Roland Rino Buxhel dhe suedezi Johan Nissinen janë të vetmit që kanë abstenuar në votim.

Votimit të Rezolutës në Asamble i ka paraprirë shqyrtimi i disa amendamenteve, ku në momentet e fundit Kosova ka bërë përpjekje të fusë propozime. Mes tjerash ishte propozuar që nga Projektrezoluta të hiqet fjalia e cila Kosovën “…e obligon veçanërisht ta implementojë marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”.

Nuk kaloi as amendamenti i propozuar që fjala “Autoritetet në Kosovë” të zëvendësohet me “Autoritetet e Kosovës”.

Mospjesëmarrja e shqiptares nga Maqedonia, Ermira Mehmeti dhe asaj nga Shqipëria, Valentina Leskaj në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ndodhi që u miratua rezoluta për Kosovën, me katër rekomandime të propozuar nga pala serbe dhe asnjë propozim i palës kosovare që kishte shkaktuar një reagim të ashpër në opinionin publik shqiptar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Familja nga Kosova me kallëzim penal kundër spitalit “Zhan Mitrev”

Story i radhës

Vdes gruaja të cilës iu vu flaka në një park në Meksikën qendrore

Të fundit nga