Çfarë plani ka Putini? Rusia dërgon trenin e blinduar në Ukrainë

min lexim

Rusia duket se po përdor edhe një tren të blinduar për qëllime ushtarake gjatë pushtimit të Ukrainës.

Në rrjetet sociale është shfaqur sëfundmi një video që tregon trenin e blinduar, i cili mbërrin në qytetin e pushtuar Melitopol duke transportuar materiale të rënda ushtarake.

Duket se treni është nisur nga Krimea, të cilën Rusia e ka aneksuar prej vitesh.

Treni ka dy lokomotiva dhe tetë vagonë ​​të llojeve të ndryshme.

Lokomotiva kryesore është e vendosur midis dy njësive hekurudhore të blinduara dhe të armatosura me topa 23mm dhe mitrolozë, të cilët mund të përdoren kundër avionëve me fluturim të ulët dhe objektivave në tokë.

Rezolucioni i videos e bën të vështirë të dallosh specifikisht se çfarë ngarkese po mbajnë vagonët e blinduar.

Trenat mbeten mjete transporti shumë të rëndësishëm për ushtrinë ruse për lëvizjen e tankeve dhe automjeteve të tjera, pajisjeve të ndryshme, personelit dhe furnizimeve. Përtej kësaj, ushtria ruse ka kryer stërvitje në të kaluarën që paraqesin përdorimin e këtyre trenave të blinduar për të mbështetur sjelljen e logjistikës në këtë rajon.

 

Në vitin 2016, dy prej këtyre trenave, të quajtur Baikal dhe Amur, morën pjesë në një stërvitje logjistike që përfshinte operacione në Krime.

Pamje nga stërvitja në 2016

Kjo ishte hera e parë në 15 vjet që ndonjë nga trenat e blinduar të Rusisë kishte marrë pjesë në stërvitje.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

David dhe Victoria Beckham dhurojnë shumën marramendëse për fëmijët në Ukrainë!

Story i radhës

​Gratë e Krushes marrin mirënjohje nga ministrja Haxhiu

Të fundit nga