Çfarë nuk guxoni t’u thoni fëmijëve

February 20, 2022
min lexim

Të jesh prind nuk është kurrë aq e thjeshtë. Fëmijët jo rrallë dinë t’ju çojnë në “çmenduri”, por madje edhe në situatat e tilla ka gjëra, të cilat nëna dhe babai nuk guxojnë kurrë t’ua thonë fëmijëve të tyre.

“Kam qenë më i përgjegjshëm në moshën tënde” – Kurrë mos u krahasoni me fëmijën dhe t’i thoni që në moshën e tij keni qenë më të pjekur ose më të përgjegjshëm. Nëse e bëni këtë gjë bëni presion në fëmijë, i cili e kupton që nuk është i përkryer edhe në shenjë rebelimi bëhet edhe më i papërgjegjshëm. Në vend të kësaj, kujtohuni që edhe ju si fëmijë keni pasur shumë probleme dhe grindje me prindërit dhe përpiquni të kujtoheni se në ç’mënyrë keni dëshiruar t’i zgjidhni ato.

“Gjithmonë merr vendime të gabuara” – Edhe nëse fëmija juaj bën gabim secilën herë gjatë marrjes së ndonjë gabimi të pavarur, mos e ndëshkoni. Të gjithë bëjnë gabime dhe mësojnë nga gabimet. Në vend se të bërtisni dhe ta ndëshkoni, flisni me të, tregoni që krenoheni me të që është mjaft i pjekur për të marrë vetë vendimet, por bëjani me dije që ndonjëherë është më mirë të këshillohet me ju, vëllanë, motrën ose ndonjë tjetër person që është i afërt.

“Pse nuk je si vëllai/motra?” – Kurrë mos i krahasoni fëmijët në mes vete dhe mos i fyeni personalitetet e tyre, sepse në këtë mënyrë krijoni armiqësi ndërmjet tyre, ndërsa edhe fëmija tërhiqet në vete.

“Më lër të qetë” – Me siguri shpesh ktheheni të lodhur nga puna, ndërsa fëmija juaj ka një milion pyetje të përgatitura për ju; Gjëja më e keqe që mund ta bëni është të thoni – më lër të qetë, sepse fëmija do të ndihet i fyer dhe i injoruar. Duhet të jeni të durueshëm, nëse jeni me të vërtetë të lodhur shpjegojani këtë gjë fëmijës, por kompensojani më vonë.

“Duhet të kesh turp” – Kjo është një deklaratë shumë e rreptë, e cila duhet të shmanget. Fëmijët shpesh kanë aftësi të jenë të djallëzuar, por mos e qortoni me këtë fjali, por gjeni mënyrë tjetër për ta mësuar të dallojë të mirën nga e keqja.

“Gjithmonë gjen mënyrë për të më lënduar” – Fëmijët kurrë nuk do t’i lëndonin me qëllim prindërit, por nëse ju u thoni këtë gjë, ju do t’i lëndoni ata dhe do t’u krijoni ndjenjën e fajit.

“Je krejt si babai/nëna” – Nuk jetojnë të gjithë çiftet të lumtura, por përfshirja e fëmijëve në mosmarrëveshje është diçka shumë e keqe. Çfarë do që keni për t’ia thënë partnerit, bëjeni këtë gjë personalisht, kurrë mos diskutoni në mënyrën, e cila do të mund të lëndonte fëmijët tuaj.

“Më mirë të mos kesh fëmijë, sesa ty” – Kjo fjali është me të vërtetë e keqe, prandaj mos ia lejoni vetes që ndonjëherë të keni sulm të tillë emocional, sepse mund të lë pasoja të rënda në fëmijën tuaj, pohojnë ekspertët. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sa duhet të zgjatë seksi që zonja të përjetoi kënaqësi maksimale?

Story i radhës

Macja dëshiron të vendosë putrën në fytyrën tuaj?! Mos e injoroni këtë shenjë, qe çfarë ju thotë

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë