Çfarë ngjau me personat e arrestuar për rrahjen brutale në Gjilan?

April 7, 2022
1 minut lexim

Shtatë persona janë arrestuar për incidentin në ndeshjen Gjilani-Ballkani, ku u sulmua brutalisht portieri Stivi Frashëri.

Në sekondat e fundit të ndeshjes, nga një goditje këndi me kokë realizoi portieri i Gjilanit, Enea Koliçi, i cili “çmendi” fansat.

Aty, tifozët e Gjilanit nuk u përmbajtën, duke u futur në fushë dhe duke e sulmuar brutalisht portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri. Ai u dërgua me autoambulancë në spital dhe sipas deklaratave të zyrtarëve të Ballkanit, ishte pa ndjenja.

Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani deklaroi për Express se gjithsej shtatë persona janë arrestuar lidhur me atë incident.

“Janë arrestuar gjithsej shtatë persona për atë ngjarje. Pesë prej tyre për ‘Prishje të rendit dhe qetësisë publike’ në procedurë të rregullt, kurse dy janë ndaluar në mbajtje për 48 orë”, tha Hashani.

Ndërkohë, Komisioni i Garave i FFK-së dje mori vendim që ndeshja të regjistrohej me rezultat zyrtar 0:3 për Ballkanin. Kurse, Gjilani gjithashtu do t’i zhvillojë tri ndeshje pa shikues.

Ekipi nga Anamorava njoftoi publikun se do ta apelonte vendimin për humbjen e ndeshjes me rezultat zyrtar.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kovaçevski: Legjitime të kërkohen ndryshime kushetuese

Story i radhës

“Njerëzit më thonë bravo që nominove Beatrix!” Flet Arbër Sulstarova, ja reagimi i partneres për situatën me Xheisarën

Të fundit nga

ShkoLartë