Teksa po transmetohej edicioni kryesor i lajmeve të mbrëmjes, në ekran u shfaq një imazh i rrethuar nga flakët pranë fotografive të 22-vjeçares Mahsa Amini, vdekja e të cilës ka shkaktuar demonstrata të mëdha në të gjithë vendin.
Në sfond dëgjohet slogani i protestës “Gruaja, jeta, liria” ndërkohë që grupi i hakerëve Edalate Ali postoi detajet e tij në rrjetet sociale.
Vitin e kaluar grupi hakoi kamerat e sigurisë.
Ai nxori në transmetim keqtrajtimin e të burgosurve në një burg që mbante kryesisht të burgosur politikë.