Votimi për zgjedhjet presidenciale filloi në orën 7:00 dhe zgjat pa ndërprerje deri në orën 19:00. Nëse votimi ndërpritet për më shumë se një orë, ai do të vazhdojë për aq kohë sa ka zgjatur ndërprerja, por jo më shumë se tre orë.
Në orën 19:00 mbyllen vendvotimet. Votuesit e gjetur në objektin ku votohet u mundësohet të votojnë. Vendvotimi ku kanë votuar të gjithë qytetarët e regjistruar në ekstraktin nga Lista zgjedhore mund të mbyllet para orës 19:00, me pëlqimin paraprak nga KKZ-ja kompetente, por nuk fillon numërimin e votave para orës 19:00.
Procesverbalet dhe materialin tjetër zgjedhor, KZ i dorëzon në KKZ në afat prej 5 orëve pas përfundimit të votimit. Materiali zgjedhor i dorëzohet KKZ-së nga kryetari i KZ-së i shoqëruar nga anëtarët e interesuar të KZ-së ose përfaqësues të parashtruesve të listave dhe përfaqësues të policisë, nëse është e nevojshme.
Pas zgjedhjeve të zbatuara për President të Republikës, KKZ i mbledh rezultatet e votimit për listën e kandidatëve, përpilon procesverbal dhe së bashku me të gjithë materialin zgjedhor ia dorëzon KSHZ-së menjëherë dhe jo më vonë se 12 orë pas përfundimit të votimit.
KSHZ-ja i publikon rezultatet fillestare të zgjedhjeve të marra në mënyrë elektronike në mënyrë të njëpasnjëshme, ndërsa rezultatet në bazë të të dhënave nga procesverbali i KKZ-së në afat prej 12 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve.
Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve KSHZ-ja i shpall menjëherë dhe jo më vonë se 24 orë nga dita e përfundimit të tyre.
Për Presidentin e Republikës, në raundin e parë zgjedhor zgjidhet ai kandidati që ka marrë shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i zgjedhësve të regjistruar në Listën zgjedhore.
Nëse në raundin e parë asnjë kandidat për president nuk ka marrë shumicën e nevojshme të votave, në raundin e dytë votohet për dy kandidatë që kanë marrë më shumë vota në raundin e parë. Raundi i dytë i votimit zhvillohet në afat prej 14 ditëve nga dita e përfundimit të raundit të parë të votimit.
Burimi: tv21