Ukraina ka gjithcka, dhe nuk ka nevojë as për Rusinë dhe as për BE-në. Ukraina është një shtet me siperfaqe te medha tokësore, më të punueshme dhe më pjellore në Europë e aftë që të ushqejë jo 45 milion banorë sa ka sot,por 600 milionë njerëz.Ka pasuri përrallore gazi, nafte dhe miniralesh jetikë e strategjike e që nuk ka nevojë pothuajse që të importojë asgjë.
Është ndër vendet e para në botë nga më të pasurat.
Ukrainasit janë një popull inteligjent, punëtor, patriot dhe liridashës, aq sa pa BE dhe pa NATO-n dhe e braktisur prej tyre, Ukraina po perballon me shumë patriotizëm e sukses sulmin e pushtuesve rus ,të superfuqisë dhe të ushtrisë së dytë më të fuqishe të botës, Rusinë.
Ukraina sot po mbron edhe Europën dhe paqen në botë, pavarësisht se popullit ukrainas kjo gjë po i kushton shumë shtrenjtë, dhe momentalisht vetëm të tjerët që japin këshilla dhe e mbrojnë popullin ukrainas me “deklarata” deri tani, ata vetëm sa po spekulojnë dhe do të përpiqen që të përfitojnë prej kësaj lufte.Pra, më shumë europianëve u interesojnë burimet e furnizimet me gaz e naftë dhe interesat e bizneset se sa që shqetësohen për Ukrainën dhe ato se cfare po përjeton populli i Ukrainës.
Ukraina faktikisht u braktis që në fillim të luftës nga perendimi, i cili i bënte thirrje Presidentit hero të Ukrainës për dorëzim dhe largim nga Kievi. Perendimi filloi të ndryshojë qëndrim vetëm kur e panë pathyeshmërinë dhe qëndresën e popullit ukrainas kundër ushtrisë ruse,dhe pasi Rusia nuk mundi që ta pushtonte brënda 2-3 ditëve aq sa e kishte planifkuar Putini , dhe aq sa besonte edhe perendimi te pushtimi rrufe 2-3 ditor rus mbi Ukrainën.
Ndoshta politika ukrainase do të ndërtojë në të ardhmen një politikë reale me aleatët besnikë të cilët iu gjënden në ditët më të vështira të saj dhe ndoshta mund ta vlerësojë si të panevojshme edhe antarësimin në NATO, sepse NATO nuk bëri pothuajse asgjë në ditët më të vështira për Ukrainën, kështu gjërat janë dhe po duken deri tani.Ndoshta llogarive perendimore u intereson dobësimi dhe humbja e Rusisë por duke e paguar shumë shtrenjtë për këtë populli ukrainas me humbje jetësh njerëzore, ekonomike, shkatërrimtare e infrastrukturore të pallogaritshme .
Madje perendimi e la vetëm Ukrainën proeuroatlantike qysh në vitin 2014, kur Rusia pushtoi Krimenë, dhe jo vetëm kaq por perendimi as nuk e armatosi Ukrainën, as deri kur Rusia ndërmori pushtimin në Shkurt 2022.
Nga kjo duhet të nxjerim mësime edhe Shqipëria dhe Kosova të cilat BE padrejtësisht i ka lënë deri më sot jashtë dyerve të BE-së. Tirana dhe Prishtina duhet të afrohen aq shumë sikur të jenë të bashkuara në një shtet dhe jo të presin prej “Open Ballkan” apo antarësimin në BE.
Dy shtetet shqiptare së pari duhet të luftojnë korrupsionin dhe të ndërtojnë e vënë në funksionim ligjin, duhet të zhvillojnë ekonominë e trugun e lirë mes vete; duhet të marrin masa urgjente për të rritur buxhetin ushtarak, armatosjen e dy shteteve shqiptare, se në rast rreziku e lufte do jenë shqiptarët që do ta mbrojnë atdheun, sepse nuk vijnë të luftojnë gjermanet, as francezët, as italianët as britanikën për atdheun e të tjerëve. Ata luftojnë dhe punojnë për vëndet, atdheun dhe për shtetet e tyre.
Nuk mbahet shtëpia me miell hua, dhe nuk ta mbron shtëpinë dhe as nuk ta ndërton shtetin dhe as të ardhmen as miku e as kojshia, aq më keq kur shqiptarët fqinjët i kanë pasur dhe i kanë armiq.
Këto po i tregon edhe Lufta e Ukrainës.