Çfarë ka brenda uzina e Gramshit, studiuesi: Banorët kanë të drejtë të shqetësohen

min lexim

Studiuesi Sulejman Abazi tha se eksperiencat e rënda që kemi pasur me objekte të braktisura ushtarake si rasti i Gërdecit duhet të shërbejë për të rritur vigjilencën e shtetit.

Në një intervistë për Euronews Albania studiuesi shpjegoi se funksioni i ish-uzinës së armëve në Gramsh ashtu sikurse në Poliçan kohët e fundit ka qenë çmontimi i armëve dhe municioneve që dikur prodhoheshin në to.

Ai iu referua intervistave të banorëve të zonës që flasin për mundësinë që brenda tyre të ketë ende municione. Sipas studiuesit, edhe pse kjo është e pakonfirmuar, banorët kanë të drejtë të ndihen të shqetësohen nga situata e krijuar.

“Dukje mos nxjerrë mësime nga këto ngjarje, gjendemi në situata të tilla ku të tilla objekte ruhen në mënyrë të zakonshme. Edhe në Poliçan kemi pasur një ngjarje të ngjashme. Kjo të bën të kuptosh që shumë gjëra lihen në normalitet, por situata që krijohet në ngjarje të tilla janë të rënda”, tha studiuesi.

Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh.

Në dëshminë e tyre, ata kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ish-deputetja Remenski: Mendoj se ka pasur mungesë të transparencës në negociatat me Bullgarinë

Story i radhës

Casemiro ndahet me lot në sy

Të fundit nga