Dihet nga të gjithë se Akademia e Shqipërisë u krijua në kohën e diktaturës dhe njihet ndikimi i ashpër politik mbi Akademinë, por të dy elementët kryesor si: Standartizimi i gjuhës shqipe dhe Fjalori I Gjuhës Shqipe, u bënë dhe i dhanë mundësi Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo që janë të qartësojnë identitetin e tyre gjuhësor dhe historik dhe të shkruajnë me shqipe standarte.
Akademia e Shkencave e Shqipërisë mbushi një gjysmë shekulli që është krijuar, dhe Kontributi i saj pavarësisht problemeve mbetet për tu marrë në konsideratë përsa i përket dy evenimenteve kryesore njëra për drejtshkrimin e gjuhës shqipe që u mbajt në 20-25 nentor të 1972 dhe tjetra është realizimi i një Fjalori standart të gjuhës shqipe.
Përsa i përket problemeve të tjera Albanologjike si Historia e Shqipërisë duke përfshirë fakte të reja për shkak se Historia e Shqiprisë ka boshllëqe të medha në formë harrese, ku shekuj të tërë nuk ka patur të dhëna për vazhdimësinë e popullit shqiptar ndër shekuj kur ata quheshin dikur si Pellasgët, Dardania, iliria, me fiset ilire, Arbëria, Epiri, dhe tashmë shqiptarë, akademikët shqiptarë nuk ka dhënë ndonjë kontribut të vlefshëm me gjithë përpjekjet e tyre. Kjo ka ndodhur për dy arësye madhore:
– Ose akademistët e atëhershëm por edhe të sotëm nuk ishin/janë profesionistë pra, nuk plotësonin kriteret për tu bërë akademikë por u emëruan politikisht nga diktatura, e për pasojë nuk i dhanë asgjë akademizmit,
– Ose akademistet e atëhershëm ishin profesionistë të mirë, por kishin një anë negative të madhe: u serviloseshin dhe nuk debatonin me argumente dot me profesionistët e huaj, duke pranuar hipotezat e tyre.
Fakti që ka shumë pak punime albanologjike cilësore me fakte për Historinë e Shqipërisë. Shëmbull është që akademistët tanë kanë rënë dakort se:
Historia e lashtë, mitologjia e lashtë, është vetëm greke,
Historia e vjetër e pushtimit romak dhe sllav është ashtu si e përshkruajnë historianët perëndimorë dhe ata sllavë,
Historia e mesjetës është ashtu si përshkruhet nga historianët perëndimorë sllavë apo grekë.
Përsa i përket bashkëpunimitAkademia e Shkencave nuk ka bashkëpunuar si duhet me Akademikët kosovarë qoftë për të sheshuar diferencat, qoftë për të mbajtur një qëndrim të përbashkët.
Gjithashtu, përsa i përket bashkëpunimit me fqinjët, përveç akademikve shqiptarë të cilët duhet të jepnin tonin për të bashkërenduar tekstet shkollore për historine e Shqipërisë vëndeve fqinjë dhe të Ballkanit, në shumicën e rasteve akademikët shqiptarë kanë pranuar tezat e fqinjëve. Kjo mendoj është gabim i madh. Në këto raste nuk duhet të përdoret politika në vënd të profesionalizmit.
Fushat e tjera të Akademisë janë të njohura dhe por më pak efektive për Shqipërinë dhe harxhojnë fonde kot. Dihet që Universitetet shqiptare kanë mangësi të mëdha në Kërkimin dhe Hulumtimin shkencor qoftë për shkak të buxhetit qesharak qoftë për shkak të `largimit të trurit`.
Dihet se Akademia e Shkencave është një tip i një shoqërie apo Akademie (e cila përfaqëson një institucion special shkencor) që vazhdon të studjojë shkencat të cilat mundet ose janë jo të janë të bazuara dhe të varura nga shteti.
Disa Akademi Shtetërore janë formatuar brënda suazës Kombëtare apo /ose mbretërore në formë honorifike, si p.sh., `Royal Society of London for improving Natural Knowledge`.
Akademi të tjera mund të jenë të tipit të veçantë si Akademia e Arteve ose siç e ka SHBA: `Akademia e Arteve dhe Shkencave`.
Tek vëndet jo-anglisht folëse, brënda fushave akademike të Akademisë Kombëtare të Shkencave shpesh përfshihen disiplina shkollare të cilat normalisht nuk klasifikohen si `shkencë` – tek vendet anglisht-folëse https://en.ëikipedia.org/ëiki/Academy_of_sciences. Në botë ka 111 Akademi të Shkencave dhe këto përfshijnë institute/akademi kombëtare po aq sa edhe grupime rajonale apo globale të shkencëtarëve. Një pjesë e tyre përfshihen në IAP (Paneli inter Akademik) dhe marrin pjesë në aktivitete si observues. Duke e ditur se Akademitë e Shkencave luajnë rolin edhe të të ashtuquajturit `Diplomacia e Shkencës`, term i cili është në fakt si përdorim për bashkëpunimin shkencor midis kombeve për tu adresuar dhe për të ndërtuar marëveshje bashkëpunimi dhe partnershipi konstruktiv ndërkombëtar, në rang akademik, inxhinjerik, kërkim shkencor, -atëhere është e domosdoshme një reformim i vërtetë i Akademisë së Shqipërisë dhe jo si ky që u bë duke përfshirë aktorë politikë me `tituj akademikë` – si akademikë. Jo! Mjaft më me akademistë me tituj nga politika dhe me Akademiste të Associuar`.
Edhe para çlirimit ka patur një institut me atributet e Akademisë. Më 8 prill 1940 Sekretari i Përgjithshëm i Kryesisë së Këshillit të Ministrave miratoi krijimin e fondacionit “Skeanderbeg” si dhe statutin e institutit të Studimeve Shqiptare. Sipas këtij statuti, instituti i Studimeve Shqiptare kishte për qëllim t’i jepte hov e të bashkërendonte lëvizjen intelektuale shqiptare në fushën e shkencës, të letrave e arteve. instituti mbante në gjirin e vet 48 anëtarë të përjetshëm që formonin edhe Këshillin e Përgjithshëm me sekretar të përgjithshëm At Zef Valentinin. Kryetar i institutit u zgjodh Ernest Koliqi. 1. Shkenca morale e historike, 2. Shkenca fizike, matematike dhe natyrore, 3. Gjuhë dhe letërsi, 4. Arte.
Akademia e Shkencave në kohën e Diktaturës dha kontributin e saj siç e thashë më lart, në dy aspekte, megjithse ishte tërësisht e politizuar.
Sot këta 30 vite çfarë është bërë? Akademia e Shkencave vazhdon të qëndrojë rob i politikës së pas viteve `90 , sipas rotacionit të pushtetit, duke ulur nivelin cilësor me përzgjedhje fiktive të akademistëve (edhe si pasojë e rënies cilësore të Universiteteve dhe marrjes së titujve shkencore formalisht), rezultati ka qënë `zero` për 30 vjet, vetëm harxho fonde por pa rentabilitet. Madje dhe ribërja dhe ribotimi i Fjalorit të gjuhës shqipe së bashku me Akademikët kosovarë, sipas Ledi Shamkut ` Fjalori është në fazë botimi. Akademia e Shkencave të Shqipërisë kërkon të bëjë fjalorin e vet, por siç ka qenë”(https://ëëë.balkanëeb.com/debati-i-datave-konceptual-studiuesja-akademia-shkencave-kerkon-te-beje-fjalorin-e-saj-motivet-duhen-pare-ash-ti-dale-krah-kombit/). Akademia e sotme e pseudo-reformuar gjithashtu ka pak kontribute. Interesant është fondi që dha qeveria për të ripunuar Historinë e Shqipërisë. Sidoqoftë përzgjedhja e atyre që do të punojnë le për të dëshiruar, por duhen përfshirë edhe historianë kosovarë.
Reforma në Akademi nuk duhet të jetë një PseudoReformë sa pr të zënë vënde e për të marrë një rrogë.Shqipëria ka nevojë për një Akademi të reformuar plotësisht që së pari të vërtetojë dhe të mbrojë identitetin e vet pra i duhet Seksioni i Shkencave Albanologjike sepse ai është më delikati dhe object sulmi nga të huajt dhe ka boshllëqe historike, ndërsa Seksioni tjetër megjithëse i domosdoshëm për zhvillimin teknologjik dhe inovacioneve duhet parë me rezervë, përveç bibliotekës shkencore.
Së dyti Akademia duhet të këtë vetëm akademistë meritokratë në profesionin e tyre dhe të suksesëshëm në kërkimin shkencor,
Së treti Akademia duhet të larogjë dhe të mos ketë më profesorë politikanë dhe ndërhyrje politike.
Së katërti Akademia nuk duhet të ketë më `akademistë të associuar` -një term abuziv.