TerraUSD (UST) dhe tokenët LUNA qëndruan stabil përgjatë fundjavës pas një kolapsi dramatik javët e fundit duke tërhequr më vete mbarë tregun e kritptomonedhave.
Në të dy rastet, janë tokenë të rrjetit Terra, një projekt blockchain zhvilluar nga Terra Labs në Korenë e Jugut ku zhvilluesit mund të krijojnë blockchainet dhe aplikacionet e tyre të decentralizuara.
Falë kësaj ekosistemi i Terra ka përjetuar një rritje masive dhe vlera e tregut e UST shkoi nga 180 milionë dollarë në fillim të 2021 në 15 miliardë dollarë në Mars të 2022. Vlera e LUNA u rrit me 138 herë.
Çfarë është Terra?
Terra është një kriptomonedhë Koreano-Jugore. U themelua në 2018-ën nga Daniel Shin dhe Do Kwon nga Terraform Labs dhe në përshkrimin e monedhës thuhet se është një kriptomonedhë me çmim stabil dhe për adoptim masive.
“Misioni i saj është të çlirojë njerëzit nga tarifa të fshehura që janë në sistemet ndërkombëtare të pagesave dhe transferove ditore,” thotë kompania.
Në të vërtetë është një kriptomonedhë e përbërë nga dy gjysma: një stablecoin si Terra dhe një kriptomonedhë “tradicionale si Luna.
Terra është dizajnuar që të ketë një vlerë të barabartë me dollarin Amerikan ndërsa çmimi i Luna lëviz sipas tregut. E thënë thjeshtë me 1 Terra ju duhet të blini gjithmonë 1 dollarë në kriptomonedhën Luna dhe anasjellta.
Pra nëse Terra këmbehet më shumë se 1 dollarë, tregtuesit mund të blejnë 1 dollarë Luna dhe ta këmbejnë atë me Terra për të përfituar.
Nëse Terra këmbehet me më pak se 1 dollarë, njerëzit mund të blejnë 1 Terra dhe ta këmbejnë atë për 1 dollarë Luna dhe përsëri fitim.
Në teori nëse njëra pëson kolaps, investitorët mjafton të këmbejnë monedha që posedojnë nga Terra në Luna dhe anasjelltas dhe të mbrojnë kështu asetet.
Është një mekanizëm vetë-rregullues që nuk duhet të dështojë? Apo jo?
Pse pësoi kolaps vlera e Terra?
Çdo gjë nisi me rënien e vlerës së bitcoin me më shumë se 50% krahasuar me rekordin 69 mijë dollarësh në Nëntor të 2021.
Duke pasur përballë një humnerë, Binance vendosi të bllokojë të gjitha transaksionet në Terra duke bllokuar jo vetëm ato që dëshironin të blini por edhe atë që dëshironin të shisnin.
Ndërsa problemet e Luna erdhën pikërisht nga kolapsi i stablecoin Terra.
Çfarë është një stablecoin?
Janë një lloj kriptomonedhe vlera e së cilës është e lidhur me një aset fizik siç është një para reale ose komoditete dhe metale të çmuara.
Duke qenë se vlera e tyre buron nga asete që janë jashtë hapësirës së kriptomonedhave dhe paqëndrueshmërisë që i shoqëron ato, duhet të jenë më stabile.
Meqë vlera e bitcoin dhe kriptomonedhave të tjera janë të lidhura ngushtë, ata që zotërojnë kriptomonedha nuk shmangin dot rënien pa u laguar nga tregu dhe investuar në stablecoin.
Vlera e stablecoin është e lidhur me një aset real dhe të vërtetë dhe rënia e tyre nën vlerën e aseteve fizike mbi të cilat mbështeten është thuajse e pamundur. Por nuk është gjithnjë kaq e thjeshtë dhe Tether vazhdimisht është kritikuar për mos ofrimin e auditeve që rezerva fizike që posedon.
Çfarë është UST?
Teknikisht vetë Terra nuk është stablecoin por është i lidhur me 1 UST. Ndërsa vlera e UST është e lidhur me vlerën e dollarit Amerikan dhe si rezultat me vlerën e Terra.
Është ndryshe nga stablecoin-et e tjera dhe quhet ndryshe “stablecoin algoritmik” që do të thotë se nuk mbështetet në rezerva fizike por një sistem kompleks kontratash inteligjente për të mbajtur vlerën sa më afër 1 dollarëve.
Javën e kaluar vlera e UST ra deri në 0.29 dollarë duke bërë që shumë investitorë të besojnë se një rikuperim është i pamundur. Humbja e vlerës bëri që investitorët të garonin për të likuiduar asetet e tyre në Terra dhe Luna, duke çuar në dështimin e mekanizmit algoritmik që mbante vlerën e Terra të fiksuar.
A do të rikuperohet Terra?
Fondacioni Luna Guard, e cila shërben si kujdestar i UST, tha se kishte financuar 3 miliardë dollarë në bitcoin dhe kriptomonedha për të ringjallur stablecoin.
Lajmin e dha vetë themeluesi i Terra Do Kwon.
Shtrohet pyetja, nëse Terra kalon nëpër një situatë të tillë, çfarë i pengon monedhat e tjera të ngjashme të pësojnë të njëjtin fat?
A mundet Tether, stablecoin më i madh në botë, të përfundojë në të njëjtat telashe? Po atëherë çfarë do të ndodhë? /PCWorld Albanian