Çfarë është stili i atashimit dhe si ndikon në marrëdhëniet romantike?

min lexim

Atashimi është lidhja emocionale e formuar mes fëmijës dhe nënës apo kujdestarit të fëmijës. Stilet e atashimit janë: i sigurtë, ankthioz, shmangës dhe i çorganizuar. Stili i atashimit sigurisht që ndikon tek marrëdhëniet romantike që individi krijon. 

Për të rriturit me një stil atashimi ankthioz, partneri shpesh është “gjysma tjetër”. Mendimi i të jetuarit pa partnerin ose të qenët vetëm në përgjithësi, shkakton nivele të larta ankthi. Këta njerëz kanë një imazh negativ të vetvetes, kurse për të tjerët, kanë një imazh pozitiv. I rrituri ankthioz shpesh kërkon aprovim dhe mbështetje nga partneri i tij. Një shqetësim i tyre lidhet me frikën që partneri i tyre nuk po investon aq sa ata në marrëdhënien e tyre.

Të rritur me atashim shmangës e cilësojnë veten si “ujqër të vetmuar” , të pavarur dhe të fortë më shumë në nivelin emocional sesa në atë fizik. Këta individë kanë vetëbesim të lartë dhe kanë një imazh pozitiv për veten e tyre. Ata nuk duan të varen nga të tjerët apo që të tjerët të varen nga ata. Ata përgjithësisht shmangin afërsinë emocionale. Tendenca e tyre është që të fshehin apo shtypin ndjenjat e tyre, kur përballen me situata që përmbajnë emocione të forta.

Për të rriturit me stilin e atashimit të çorganizuar, partneri dhe vet marrëdhënia e tyre shpesh janë burim edhe i dëshirës, por edhe i frikës. Këta individë duan intimitet dhe afërsi, por në të njëjtën kohë eksperienca shqetëson besimin dhe varësinë ndaj të tjerëve. Ata nuk i kanalizojnë emocionet e tyre mirë dhe shmangin lidhje të forta emocionale, si rrjedhojë e frikës nga lëndimi.

Ndryshe nga tre stilet e mësipërme të atashimit, stili i atashimit të sigurtë lidhet me marrëdhëniet e shëndetshme dhe afatgjata romantike. Ky stil atashimi tregon që individi është komod për të shprehur hapur emocionet e tij. Marrëdhëniet bazohen në sinqeritet, tolerancë dhe afërsi emocionale. 
Të rriturit me stilin e atashimit të sigurtë kanë një imazh pozitiv si për veten e tyre, edhe për të tjerët. 
Me siguri mund të jeni duke pyetur veten se cilin stil të atashimit keni, por kini parasysh që është tërësisht normale që të dalloni karakteristika të stileve të ndryshme të atashimit tek marrëdhëniet tuaja intime apo romantike.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Parlamenti ukrainas zgjati edhe për 90 ditë gjendjen e luftës

Story i radhës

PSG në takim urgjent për çështjen Neymar dhe Mbappe

Të fundit nga