Çfarë është “skin cycling”, rutina e re e kujdesit për lëkurën pas verës

September 16, 2023
1 minut lexim

Pas plazhit dhe ekspozimit në diell, kur keni investuar në trajtime dhe kremra rigjenerues, vjen momenti i vjeshtës dhe temperaturave më të ulta. Një cikël tjetër kujdesi ndaj lëkurës që po përkthehet në një rutinë të popullarizuar në TikTok, e miratuar kjo nga dermatologët. Quhet “skin cycling” ose stërvitja e lëkurës që përgatit fytyrën për stinën e vjeshtës, me trajtime dhe kujdes disi më intensiv, por njëherësh edhe efektiv kundër plakjes.

Çfarë është “skin cycling” e lëkurës?

E zbuluar dhe përhapur për herë të parë vjeshtën e kaluar, kjo rutinë e kujdesit për lëkurën rikthehet fuqishëm këtë vjeshtë. Sekreti qëndron në kohën e aplikimit, gjithmonë në mbrëmje.

I gjithë cikli i rigjenerimit dhe përgatitjes së lëkurës përfundon në katër ditë. Mbrëmja e parë i kushtohet eksfolimit; e dyta është nata e retinolit; e treta dhe e katërta janë të destinuara për shërim. Doza bujare kremi dhe serumi që hidratojnë lëkurën pas trajtimeve intensive. Ky cikël lejon rutinën kozmetike që t’i përafrohet ritmit natyral të rigjenerimit të lëkurës dhe jep goxha shkëlqim.

Ashtu si gjimnastika për lëkurën, ky cikël është një mënyrë kujdesi për t’u kthyer në rutinën tuaj të bukurisë, pa e mbingarkuar fytyrën.

Një balsam për heqjen e make up-it, vitaminë C, kremra me retinol për trajtimin e pjesës poshtë syve si dhe acid hialuronik për lëkurën në tërësi, janë vetëm disa nga elementët e kësaj rutine kujdesi për lëkurën.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Kërkoj ndjesë”: Avni Dehari thotë se e shpërndau gabim statusin kundër Kurtit

Story i radhës

Maqedonia miqësore me Armeninë në Strumicë

Të fundit nga

ShkoLartë