Çfarë është një lidhje rastësore dhe çka duhet të prisni prej këtij raporti

April 16, 2022
min lexim

Nëse ka një “kërcënim” të përbashkët në lidhjet e të gjithëve ne, në një pikë ose tjetrën është vështirësia në përcaktimin e llojit të marrëdhënies. Na ndodh të mos e kemi të qartë nëse jemi shokë shtrati, apo është diçka më serioze se aq. Po nëse lidhja juaj si pa kuptuar po bëhet “lidhje rastësore”?! Ç’do të thotë fiks kjo dhe çfarë të prisni prej tij/saj?

Një përgjigje e saktë dhe e sigurtë është: varet nga njeriu që keni përballë! Sidoqoftë, e përbashkëta e lidhjeve rastësore është mungesa e përfshirjes. Pra, ju të dy jeni bashkë, kaloni mirë dhe nuk prisni përfshirje emocionale prej njëri-tjetrit. Asgjë e thellë, me ndjesi të forta apo qëllime afatgjata për një marrëdhënie të vërtetë. 

Çfarë është më e rëndësishmja në një raport si ky është të jeni të dy në të njëjtën linjë.

Si duket një lidhje rastësore?

Sipas ekspertëve është një çift që bëjnë gjëra të ndryshme bashkë sa herë takohen (rastësisht ose jo). Asnjëri prej të dyve nuk pret gjë nga tjetri. Një raport ku s’ka premtime, presione, pritshmëri apo frustrime të ndryshme që vijnë nga lidhjet klasike. Në një marrëdhënie si kjo, paralelisht secili prej tyre mund të dalë dhe të njohë edhe njerëz të tjerë duke qenë se dyshja nuk është *ekskluzivisht* për njëri tjetrin. 

Jo domosdoshmërisht ky raport ka vetëm seksin prioritet. Eshtë një lidhje fizike dhe emocionale, por pa përgjegjësi, kufij apo detyra që duhet të përmbushen në çift. 

Sa të shëndetshme janë këto marrëdhënie?

Për aq kohë sa të dy palët kalojnë mirë është ok, por gjasat që njëri prej të dyve të përfshihet janë të mëdha. Nëse çfarë po kërkoni është një lidhje serioze afatgjatë, mund të jeni duke humbur kohën me njohje të tilla “rastësore”. Shto këtu faktin që ti dhe ai mund të keqkuptoheni në lidhje me pritshmëritë dhe rrjedhimisht, njëri do lëndohet.

Nëse ky raport nuk të përmbush dhe ndjen se diçka mungon, tërhiqu para se të jetë vonë, por bëje këtë duke komunikuar me palën tjetër.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjilani e Malisheva në epërsi, pa gola në Skenderaj 

Story i radhës

Rritet shqetësimi për inventarin e municioneve të Ukrainës

Të fundit nga

ShkoLartë