Çfarë duhet bërë në raste kur ndotja e ajrit kalon limitet, ja rekomandimet

Shkup, 26 Dhjetor – Sipas Indeksit Evropian për cilësinë e ajrit (Agjencia Evropiane për Mjedisin Jetësor – ЕЕА), Indeksi aktual për cilësinë e ajrit kategorizohet si:

 

  • “Ekstremisht i keq (i varfër)” në stacionet matëse në Shkup për shkak të përqendrimeve të larta të grimcave PM10 dhe në Berovë për shkak të përqendrimeve të larta të grimcave PM5.
  • Në Veles, Strumicë, Prilep, Gostivar, cilësia e ajrit kategorizohet si “shumë e keqe” për shkak të tejkalimit të përqindjeve të grimcave PM10, ndërsa në Manastir për shkak të përqendrimeve të larta të grimcave PM5.
  • Cilësia e ajrit në Kavadar karakterizohet si “e keqe” për shkak të tejkalimit të përqendrimeve të grimcave PM10 edhe në Koçan, përqendrimeve të larta të grimcave PM5.

Sipas parashikimeve të ЕЕА, gjendja në 24 orët e ardhshme do mbetet pothuajse e pandryshuar, duke duke pasur parasysh faktorët metereologjik.

Çfarë do të thotë kjo për shëndetin e njerëzve?

Disa individë mund të përjetojnë efekte shëndetësore, ndërsa individë të tjerë që bëjnë pjesë tek grupet e cenueshme mund të përjetojnë efekte shëndetësore më serioze.

Cilët individë janë më të ndjeshëm dhe më të rrezikuar? Cilat janë grupet më të ndjeshme të popullatës?

Për fëmijët nga 0-5 vjet, personat e moshuar, personat me sëmundje kronike, shtatzënat, të sëmurët nga astma dhe me SMOK personat që punojnë në mjedise të hapura, personat me diabet, por edhe duhanpirësit) rreziku nga shfaqja e dëmtimeve të rënda në zemër rritet për 3-4 herë. Ata me sëmundje respiratore ekzistuese janë më të rrezikuar.

Edhe pse të rinjtë dhe fëmijët mbi 5 vjeç nuk bëjnë pjesë në grupet e popullatës me rrezik të lartë, kjo nuk do të thotë se shëndeti i tyre nuk mund të ndikohet nga ekspozimi afatshkurtër ndaj përqendrimeve të larta të ndotësve.

Prandaj, për të parandaluar efektet e mundshme të dëmshme shëndetësore të suspenduara (grimcave lundruese) të cilat aktualisht janë rritur në mënyrë drastike, Instituti i Shëndetit Publik rekomandon:

Për qytetet me cilësiekstremisht të keqe të ajrit

  • Qëndroni në shtëpi nëse nuk keni nevojë të dilni jashtë.
  • Qëndroni në shtëpi ose zvogëloni sforcimin fizik, sidomos jashtë dhe sidomos nëse keni simptoma të tilla si kollë ose dhimbje të fytit.
  • Të rriturit dhe fëmijët me probleme të mushkërive, të rriturit me probleme të zemrës dhe të moshuarit duhet të shmangin aktivitetin e rëndë fizik.
  • Gratë shtatzëna duhet të qëndrojnë në shtëpi.
  • Njerëzit me astmë mund të kenë nevojë të përdorin më shpesh inhalatorin e tyre. Nëse duhet të dilni jashtë, vëndoni maska ​​me efikasitet të provuar.
  • Personat me sëmundje kronike duhet ta marrin me rregull terapinë dhe nëse është e nevojshme, nëse ndjejnë simptoma, duhet ta kontaktojnë menjëherë mjekun amë ose spitalin.
  • Shmangni qëndrimin dhe aktivitetet në natyrë (sporte, rekreacion).

Kjo vlen jo vetëm për grupet e ndjeshme, por edhe për fëmijët dhe të rinjtë që kalojnë më shumë kohë jashtë, dhe veçanërisht për personat që janë të angazhuar profesionalisht dhe punojnë në mjedis të hapur.

  • Gjatë qëndrimit jashtë mbani maska mbrojtëse me efikasitet të dëshmuar.

Efekti është i dyfishtë, mbron edhe nga grimcat e suspenduara (lundruese) ashtu nga viruset e stinës (gripi, ftohja, përfshirë këtu edhe SARS-CoV).

  • Mos i hapni dritaret në shtëpinë tuaj.
  • Përdorni një pastrues ajri (për personat veçanërisht të ndjeshëm me astmë, sëmundje kronike – sëmundje të frymëmarrjes ose të qarkullimit të gjakut dhe fëmijët e vegjël dhe gratë shtatzëna).
  • Konsumoni ushqime të pasura me vitamina (antioksidantë – vitaminë A, vitaminë C dhe E, beta-karoten, likopen, luteinë, selen, mangan dhe të tjera), kryesisht të pranishme në fruta dhe perime
  • Konsultohuni me mjekun tuaj. Vizitoni mjekun tuaj të përgjithshëm ose klinikën shëndetësore nëse nuk ndiheni mirë ose përjetoni ndonjë efekt negativ nga ndotja e ajrit.

Për qytetet me cilësi të keqetë ajrit

  • Kushdo që përjeton shqetësime të tilla si skuqje ose djegie të syve, kollë ose dhimbje të fytit duhet të bëjë reduktimin e aktivitetit, sidomos atij jashtë.
  • Forconi sistemin imunitar. Hani ushqim të shëndetshëm me shumë fruta dhe perime.
  • Vizitoni mjekun tuaj të përgjithshëm ose klinikën shëndetësore nëse nuk jeni mirë dhe po përjetoni ndonjë efekt negativ nga ndotja e ajrit
  • Qëndroni në shtëpi nëse nuk keni nevojë të dilni jashtë. Të rriturit dhe fëmijët me probleme të mushkërive dhe të rriturit me probleme të zemrës, duhet të reduktojnë aktivitetin e rëndë fizik, veçanërisht jashtë, dhe nëse shfaqin simptoma.
  • Gratë shtatzëna duhet të qëndrojnë brenda.
  • Njerëzit me astmë mund të duhet të përdorin më shpesh inhalatorët e tyre.
  • Të moshuarit gjithashtu duhet të reduktojnë sforcimin fizik. Nëse duhet të dilni jashtë, përdorni maska ​​me efikasitet të provuar.

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Arjan Çani zbulon çfarë fshihet pas kontrollit në shtëpinë e Ervis Martinajt: Policia u nxit të veprojë nga…

Story i radhës

Gakpo transferohet te Liverpooli

Të fundit nga