Dramë e vërtetë sportive ishte gjysmëfinalja e parë e Kampionatit Evropian U19 për hendbolliste në Prishtinë.
Me gol në sekondat e fundit Italia e mposhti Poloninë.
Italianet fituan me rezultat 24:23, ndërsa golin e fitores e shënoi Asia Kristel Mangone.
Ajo realizoi dy sekonda para fundit për festën e madhe të italianeve.
Ndeshja ishte e fortë dhe shumë interesante, ashtu si i ka hije gjysmëfinales së Evropianit.
Nesër Italia luan në finale, ndërsa Polonia luan për vend të tretë.