Çfarë do të sjell modeli amerikan për asociacionin e komunave serbe në veri?

Pas gjitha atyre persiatjeve dhe angazhimeve të deritanishme në dialogun në mes Serbisë dhe Kosovës, na shtrohet pyetja: cila është domethënja e gjithë kësaj, që nuk sjelli rrezulltate, ku është dobësia dhe njëkohësisht përvoja e madhe që ka Evropa, që ndërmjetëson me rrolin e saj në këto marrëveshje?

Përgjigjja e zakonshme do të ishte përmes një politike gjithnjë e më depërtuese dhe gjithnjë më e efektshme, që mund të arrihet me rrolin e vet indikativ, që në rend të parë populli do të ketë siguri, pastaj mirëqenje dhe përparim, ku njeriu do të mbrohet më mirë nga rreziqet e jetës dhe për të shpalosur përsonalitetin dhe punën e duarve të veta.

Pa dyshim se është edhe një fitore ndërnjerëzore, nëse tensionet ndëretnike kudo dhe në sëcilën shoqëri njerëzore, si edhe në Kosovë, mund të nxirren në pah dhe të shmangen më lehtësisht, nëse politikat e dyshimta nuk do të përkrahen apo të përkthehen dhe realizohen në format e tyre denigruese, të cilat janë në dëm të përgjithshëm të çdo shoqërie njerëzore, ashtu sikur po vepron Serbia, me politikat e saj denigruese dhe poshtëruese ndaj Kosovës.

Nuk duhet ta fajësojmë vetëm Evropën, për dështimet e deritanishme të marrëveshjeve dhe negociatave në mes Serbisë dhe Kosovës, por na mbetët pa përgjigje pyetja: a duhet të heqë dorë Serbia, nga ai qëndrim, e cila në njërën anë mohon gjenocidin dhe masakrat e shkakëtuara në Kosovë, ndërsa në anën tjetër e luan rrolin e viktimës përballë BE-së, dhe SHBA-ve, dhe në anën tjetër, në çdo kohë furnizohet me armë moderne dhe vdekjepruse nga Rusia e Putinit.

Duhet të thëmi se rroli i Evropës, në këto marrëveshje ka qenë i zbehtë dhe shumë pak indikativ, sepse Serbia, pothuaj se asnjëherë nuk është vënë nën presion të BE-së, dhe asnjëherë nuk është kushtëzuar si një agresore e rrezikshme, jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin, që të disiplinohet pak, por në shumë raste Serbia, do të ishte e ledhatuar nga BE-ja, sidomos nga përgjegjësitë që kishte ndaj mos-realizimeve të marrëveshjeve në mes palëve në Bruksel.

Të ndalemi vetëm në pikën e të pagjeturve kryesisht shqiptarë, e cila është edhe një ndër pikat kryesore të negociatave, sepse janë edhe 1600 njerëz të pagjetur, që gjatë luftës së fundit regjimi serb i Millosheviqët, përveq se i masakroi edhe i zhduki kufomat e tyre, duke i fshehur nëpër gropa masive nëpër Serbi dhe gjetiu, kinse për ti humbur gjurmët e tyre, dhe pas 22 vitëve, autoritetet kosovare dhe ndërkombëtare bëjnë çmos për ti gjetur së paku skeletët, apo trupat e tyre për ti varrosur në tokën e vet, të cilët i presin me padurim dhe me lot në sy ditë e natë familjarët e tyre.

Dhe për të gjitha këto veprime makabre dhe kriminale i ka informatat Serbia dhe Vuçiqi, e cila po luan edhe me fatin e të pagjeturve, por asnjëherë nuk u ka bërë presion BE- ja, që t’a zbulojnë vendndodhjen e tyre, ndërsa në anën tjetër autoritetet e vendit nuk pushojnë së kërkuari me gërmimet e mekanizmave të tyre në çdo vend për gjetjen e trupave të tyre, aty ku më shumë spekulohet se tregohet realiteti, sepse qytetarët serb janë të shtrënguar dhe të kërcënuar nga shteti serb, që mos të flasin dhe ta tregojnë të vërtetën e vendndodhjes së tyre.

Çfarë do sjell modeli amerikan për Asociacionin e komunave serbe në veri të vendit?

Si gjithëherë SHBA-të, janë të interesuara dhe sjellin vendimet e duhura dhe fjalën e fundit, që sipas tyre do të propozojnë edhe modelin amerikan për Asociacionin e komanuave me shumicë serbe, poashtu edhe ambasadori i ri i SHBA-ve, në Kosovë, Jeff Havinier, ka inkurajuar se së shpejti do të sjellët një model amerikan, i cili mendon se do të merr pëlqimin e të dyja palëve.

Ndër të tjera, në kuadrin e një marrëveshje në mes Serbisë dhe Kosovës, kryetari i SHBA-ve, z.Beden, ka emëruar zavendës sekretarin e shtetit Gabriel Eskobar, që të angazhohet në zgjedhjen e problemeve në mes këtyre dy vendeve, që së bashku me emisarin evropian Mirosllav Lajçak, duke marrë për sipër zgjidhjen e problemeve të deritanishme, në veqanti zgjidhjen e problemit të Asociacionit të komunave serbe, si një çështje shumë brengosëse për qytetarët dhe shtetin e Kosovës.

Ndihmës sekretari amerikan thotë se, «ka modele të ndryshme të funksionimit, ndër të cilat edhe ai për kordinimin më të mirë dhe lokal, pa nivel të dytë, apo kopetenca ekzekutive». Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Kurti, ndaj këtij qëndrimi nuk janë prononcuar, por një gjë është eqartë për palën kosovare se edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e ka shpalur antikushtetuese Asociacinin e Komunave serbe me kopetenca ekzekutive, ndërsa qëndrimet e Beogradit, janë kontraverse për të cilët gjindet modeli i vetëm i ekzistimit të Asociacionit, sikur është arritur pajtimi në mes palëve dhe BE-së, me një Asociacion me kopetenca ekzekutive.

Atëherë çfarë do sjell modeli amerikan, të cilin do e sjell ndihmës sekretari Oskobar, për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, i cili sipas Serbisë dhe regjimit të Vuçiqit, është një ndër manovrimet më të rrezikshme, që po i sjell Kosovës, për ta bosnizuar dhe ndarë veriun e Kosovës, i cili nuk është i pranishëm dhe nuk do të jetë kurrë për qytetarët shumicë të këtij vendi.

Qeveria e Kosovës dhe kryeministri aktual Albin Kurti, e kanë vështirë të përballën apo të bien në pa qartësi në veqanti me SHBA-të, nëse administrata amerikane në bashkëveprim me BE-në, do e marrin në konsideratë marrëveshjen e Asociacionit, të nënshkruar më parë nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, dhe mosbindja ndaj shtetit amerikan me përvojën tonë njerëzore është të të qenit i «zhveshur» apo lakuriq, para botës, si qasje e këtij vendi dhe populli, synimi i të cilit ishte çdo arritje e Kosovës deri këtu, mbase do mbetëmi me shpresë se, do të na sigurojë dhe garantojë edhe më tutje me kontributin e saj si mike dhe besnike edhe në të ardhmën në proceset tjera.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mbyllet me këtë rezultat miqësorja e fundit e Ballkanit në Antalya

Story i radhës

FMN: Transparencë e lartë në punën dhe besimin e opinionit në Bankën Popullore

Të fundit nga