Pasi Mbretëresha Elizabeth II vdiq dje në moshën 96-vjeçare, ajo la pas jo vetëm kombin dhe anëtarët e familjes së saj, por një grup shoqëruesish qenushësh.
Teksa çdo detaj i asaj që do të ndodhte pas vdekjes së saj ishte planifikuar me imtësi, dihet pak se çfarë do të presë e ardhmja për të vegjlit e saj të dashur, të cilët tani do të kërkojnë shtëpi të reja.
Deri dje, Mbretëresha Elizabeth II raportohet të ketë pasur katër qen.
Joe Little, një biograf mbretëror, tha se qentë do të kujdesen nga stafi mbretëror, para se të birësohen nga Princesha Anne dhe Princi Andreë.
Pasioni i mbretëreshës për racën corgis daton që nga fëmijëria e saj, kur ajo u fiksua me qenin e babait të saj, Mbretit George VI, Dookie.
Në vitin 1944, në ditëlindjen e saj të 18-të, asaj iu dha një qenushe Pembroke Welsh Corgi, e quajtur Susan. Lidhja e saj me Susan ishte aq e fortë, sa thuhet se e mori me vete në muajin e mjaltit, në vitin 1947.
Monarkja vazhdoi të mbante dhjetëra korgi gjatë jetës së saj, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Sipas Reader’s Digest, Mbretëresha kishte një dashuri për corgis për shkak të energjisë dhe shpirtit të tyre të pazbutur.