Gjatë dy ditëve të fundit, ne kemi raportuar për fundosjen e anijes kryesore të Rusisë në Detin e Zi Moskva, raporton BBC, transmeton Bota sot.
Ka raporte kontradiktore nga zyrtarë ukrainas dhe rusë për shkakun e dëmtimit që çoi në shkatërrimin e anijes.
Ministria ruse e mbrojtjes tha se municioni në bord shpërtheu në një zjarr të pashpjegueshëm dhe anija u përmbys ndërsa po tërhiqej në port, ndërsa Ukraina thotë se e goditi anijen me raketat e saj Neptun.
Zyrtarët amerikanë të paidentifikuar i kanë thënë mediave amerikane se besojnë në versionin ukrainas.